Inter nuk fal, Barça e paraLiga e Kampioneve përcakton 16 ekipeve të “raundit të vdekjes”. Arsenali i dhuron kualifikimin Olimpiakosit. Lioni zbërthen Debercenin

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Interi fitoi 2-0 me Rubin Kazanin në “San Siro” në një ndeshje për “jetë a vdekje”, duke prerë një biletë për në 16-të më të mirat e Ligës së Kampioneve, së bashku edhe me Barcelonën nga grupi F. Për kampionen e Italisë shënuan Samuel Eto’o (21’) dhe Mario Baloteli (64’), duke lehtësuar njëherësh edhe të ardhmen e trajnerit Hoze Murinjo në stolin e zikaltërve, por pa mundur të kapë dot vendin e parë në grup.
Barcelona hasi në rezistencën e Dinamos së Kievit në Ukrainë në fitoren 2-1. Milevskij shënoi qysh në minutën e 2-të për Dinamon e Kievit, ndërkohë që Barcelona vendosi ekuilibrat me anë të Ksavi (33’). Lionel Mesi shënoi golin e fitores në minutën e 86-të.
Në grupin E, Liverpuli, i eliminuar nga Liga e Kampioneve humbi 1-2 me Fiorentinën në Angli. Benayuon shënoi për Liverpulin në minutën e 43-të, por italianët barazuan me anë të Jorgensen në minutën e 63-të. Xhilardino shënoi golin e dytë në minutën e 92-të. Lioni shkatërroi 4-0 Debrecenin.
Edhe Olimpiakosi i Pireut u kualifikua për me tej falë fitores 1-0 në Athinë me Arsenalin. Golin e vetëm e shënoi Leonardo në minutën e 47-të. Stanadardi i Liezhit barazoi 1-1 me Alkmarin, falë një goli të realizuar në minutën e 95-të nga portieri Bola. Lens kishte shënuar më parë për Alkmarin në minutën e 42-të.
16 EKIPET E KUALIFIKUARA
Bordo
Bajern
Mançester Jun.
CSKA Moskë
Real Madrid
Milan
Çelsi
Porto
Lion
Fiorentina
Barcelona
Inter
Shtutgard
Sevilja
Arsenal
Olimpiakos
LIGA E KAMPIONËVE
DITA 6
Te merkuren, 9 dhjetor
E Liverpul-Fiorentina 1-2
E Lion-Dbereceni 4-0
F Inter-Rubin Kazan 2-0
F Dinamo Kiev-Barcelona 1-1
G Shtutgard-Unirea Ur. 3-1
G Sevilja-Rejxhërs 1-0
H Olimpiakos-Arsenal 1-0
H Standard L.-Alkmar 1-1
Të martën, 8 dhjetor
A Juventus-Bajern 1-2
A Makabi Haifa-Bordo 0-1
B Beshiktash-CSKA Moskë 1-1
B Volfsburg-Mançester Jun. 1-3
C Zyrih-Milan 1-1
C Marsejë-Real Madrid 1-3
D Çelsi-Apoel 2-2
D Atletiko-Porto 0-3
Grupi E
Fiorentina 15
Lioni 13
Liverpuli 7
Debrecen 0
Grupi F
Barcelona 11
Interi 9
Rubin Kazan 6
Dinamo Kiev 5
Grupi G
Sevilja 13
Shtutgart 9
Unirea U. 8
Rejnxhërs 2
Grupi H
Arsenali 13
Olimpiakos 10
Standard L. 5
Alkmar 4
Numri i klikimeve - 13
E Enjte, 10 Dhjetor 2009