E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr presidentësh në Dinamo – BylisGjithçka ndodhi pas golit të dytë të Dinamos, të realizuar nga Elis Bakaj dhe festimeve të këtij të fundit.

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj dhe homologu i tij te Bylisi, Besnik Kapllanaj, shkëmbyen replika të forta me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Bylis (3-0, turi i dytë), aq sa është ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

INCIDENTET
Gjithçka ndodhi pas golit të dytë të Dinamos, të realizuar nga Elis Bakaj dhe festimeve të këtij të fundit. Në konfrontim u përfshinë edhe trajneri i portierëve të Bylisit, Arbër Sino, me zëvendëspresidentin e Dinamos, Avni Braçe. Forcat e policisë nxorën nga stadiumi me forcë presidentin e Bylist, Besnik Kapllanaj dhe trajnerin e portierëve të Bylisit, Arbër Sino.

AKUZAT
Presidenti i Bylisit, Kapllanaj, shigjetoi Federatën Shqiptare të Futbollit, duke deklaruar se ai ishte penalizuar, pasi kishte pirë kafe me Rudi Vatën, kandidati rival të Armando Dukës në garën për presidentin e ri të FSHF-së, zgjedhje këto që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Numri i klikimeve - 16
  E Enjte, 10 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›