Fiqiretja, pa skedë vdekje e çregjistrim në gjendjen civile
“E dënuara numër tre”, Fiqirete Shehu, e veja e kryeministrit shqiptar më jetëgjatë, Mehmet Shehut, kishte përfunduar në numëror.
fatos mahmutaj
Plot 20 vjet më parë, më 11 shtator të vitit 1988, sapo kishte filluar të ndihej era e liberalizimit, gardiani i burgut të Zejmenit në Lezhe do të thërriste për herë të fundit gjatë apelit gruan që prej shtatë vitesh e gjysmë endej nga njëri burg në tjetrin: “E dënuara numër tre”. Pas kësaj në rrethana krejt të dyshimta ajo ndërroi jetë, pasi pak orë më parë ishte në formë, ndërsa u transportua natën prej ushtarëve të burgut në varrezën e fshatit ku u varros në prani të mjekut të burgut, firma e të cilit konfirmoi vdekjen. Mënyra e vdekjes së Fiqirete Shehut ka mbetur enigmatike ashtu si vetëvrasja e bashkëshortit të saj. Ndërsa ajo e ish-kryeministrit vërtitet midis vrasjes dhe vetëvrasjes, bashkëshortja e tij, 7 vjet e gjysmë më vonë nuk dihet nëse e helmuan apo pati një vdekje natyrale, e stimuluar nga torturat e vazhdueshme dhe jeta e vështirë e qelisë.
Skeda
Dokumente arkivore për vdekjen e saj janë të paktë dhe për më tepër të paplotë. “Vdiq e dënuara numër tre”, “u varros e dënuara numër tre” apo “konfirmojmë vdekjen e të dënuarës numër tre’. Vetëm këto fraza përmbajnë procesverbalet e mbajtura nga komanda apo administrata e burgut të Zejmenit në Lezhë. Ndërkohë në zyrat e gjendjes civile as që bëhet fjalë që ajo të jetë çregjistruar. Po kështu, në dosjen e saj nuk ka asnjë skedë të vdekjes, apo autopsi të saj. Vetëm pasi janë bindur se 59-vjeçarja ka ndërruar jetë, tre ushtarë, që bënin rojë në burg, e kanë transportuar trupin e saj në periferi të fshatit aty ku ndodhej një varrezë e vjetër. Në prani të mjekut të burgut kanë hapur gropën dhe pasi kanë nënshkruar procesverbalin e rastit, natyrisht duke e quajtur “e burgosura numër tre”, e kanë mbuluar në varr. Varri mbeti pa asnjë shenjë dalluese, por pak nën sipërfaqe ishte vendosur një shishe qelqi, siç duket për të mbetur shenjë për më vonë.
Varri
Më vonë, pas vitit 1990, kur nisën ndryshimet demokratike, në këtë varrezë u gjetën edhe mjaft kufoma të tjera, ish të burgosurish që kishin vdekur gjatë kohës që vuanin dënimin. Siç duket, diktatura komuniste i druhej faktit, që një ditë të vërtetat do të bëheshin publike ndaj kujdesej të zhdukte sa më shumë prova. Thuajse të gjithë varret që janë gjetur në varrezën e vjetër, në periferi të fshatit Zejmen, kanë të njëjtën formë dhe të njëjtën mënyrë varrimi, natyrisht duke iu vendosur një shishe qelqi për shenjë. Por ndryshe nga të tjerët, Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, pohon se kunatën e tij e kanë helmuar në burg. Duke iu referuar një prej bashkëvuajtëseve të Fiqiretes, e cila kishte ndarë momentet e fundit me gruan e ish-kryeministrit Shehu, pohoi pak kohë më parë për “Panorama”, se pak çaste para se të merrte fund Fiqiretja ishte thirrur në komandën e burgut.
Helmimi
Ndryshe nga momenti i largimit nga qelia ajo ishte kthyer e dërmuar dhe me tjetër ngjyrë në fytyrë. Kjo sipas vëllait të ish-kryeministrit tregon se kunatën e tij para se ta helmonin e kishin droguar. Siç duket, gjithçka është bërë për t’i vjelë asaj edhe një “dorë të fundit” informacionesh. E dërmuar siç ishte në momentin e kthimit në qeli ajo i ka kërkuar shoqes së qelisë t’i jepte kostumin që kishte në gardërobën e sajuar të qelisë. “Pse, ku do të shkosh”, e kishte pyetur ajo kurioze, ndërsa ia kishte afruar kostumin te shtrati. “Për rrugë të gjatë, për botën tjetër”, i ishte përgjigjur Fiqiretja dhe kishte mbyllur sytë, e cila siç duket ishte informuar për helmimin, ose të paktën e ka kuptuar efektin e tij pasi e ka konsumuar. Duro Shehu rezervohet të përmendë emrin e personit nga e ka marrë informacionin. Të vetmet detaje që pohon për të, thotë se ishte me origjinë nga Vlora dhe vuajtjet nëpër burgjet e komunizmit e bashkuan me kunatën e tij. Duke vazhduar për momentet e fundit të kunatës, Duro Shehu thotë se dëshmitarja e vetme e çasteve fatale, i ka thënë në konfidencë se Fiqireten para se ta helmonin atë ditë e kanë droguar.
vijon nesër...
Shoqja e qelisë: Ç’më tha Fiqiretja pas përfundimit të gjyqit
Ka vite që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe rri tërë kohës në krevat. Ka kapërcyer të 80-at dhe thotë se do të rrojë gjatë. I ka tjetërsuar jetën dënimi disavjeçar, ndërkohë që çdo gjë e ka nisur nga e para në fillimin e viteve ‘90. Ka qenë bashkëvuajtëse me gruan e ish-kryeministrit dhe ka ndarë me të, të njëjtën qeli. Kanë folur për orë të tëra bashkë si dy gra të përvuajtura e pa shpresa. Ruan kujtime të shumta nga brengat e Fiqirete Shehut dhe mendon që shumë prej tyre nuk ka për t’i zbardhur asnjëherë. Pranoi të rrëfejë për “Panorama”, me kushtin për mos t’u identifikuar për arsye të forta, siç kumtoi me një akset verior, vetëm për disa përjetime njerëzore. Gjatë bisedës, i duhet të ndalojë disa herë si për të verifikuar çfarë tregon. Ndjehet e tunduar se mos spontaniteti e shtyn për të rrëfyer ato që mendon se janë të panevojshme e delikate për t’u bërë publike. Gjithsesi, është e përmbajtur dhe e saktë për aq sa risjell nga shoqëria me gruan e kryeministrit gjatë ditënetëve të qelisë së errët...
Ëndërr e çmendur
“Mirë puna ime, deficiti, sabotimi, po me ty çfarë ka ndodhur”? Me këtë pyetje, siç thotë, është përshëndetur për herë të parë me Fiqirete Shehun teksa i është shfaqur në qeli bashkëvuajtësja nga veriu. “Ku ta di unë e gjora”, kujton përgjigjen e saj ish e dënuara që ka ndarë qelinë me të venë e Mehmet Shehut. Ajo thotë se Fiqireti rrinte e tronditur dhe hera-herës bënte veprime të pakontrolluara. Fillimisht, shprehet bashkëvuajtësja e saj, nuk kishte dëshirë të fliste e të rrëfehej dhe dyshonte për çdo gjë që e pyesja. Vonë-vonë kur u miqësuam pranoi të më hapej, po përsëri shumë e rezervuar. Sipas gruas që ka ndarë qelinë me gruan e ish-kryeministrit të vetëvrrarë, atë e dërmonte dilema e kryqëzimit të papritur të të gjithë familjarëve të Mehmetit. “Kjo paskej qenë një ëndërr e çmendur”, kujton shoqja e saj psherëtimat e Fiqiretes, ndërkohë që i ka mbetur në kujtesë habia për akuzën e tmerrshme, sipas së cilës, ata do të vrisnin Enver Hoxhën...
Enveri u vuri emrat djemve të Mehmetit
Drama e familjes së Mehmet Shehut, për Fiqireten ishte pasojë e një tërbimi të papritur të Enverit. Gruaja që ka bashkëjetuar me të në qelinë e ftohtë, kujton se e veja e ish-kryeministrit, e quante alibi të pakuptimtë qëndrimin për fejesën e të birit me Silva Turdiun. Madje, ajo i ka treguar se Enveri bashkë me Nexhmien kanë qenë nga miqtë e parë që i kanë uruar për këtë fejesë. Sidoqoftë, pak kohë pas kësaj, Enver Hoxha, miku më i afër i Mehmetit, do të derdhte tërë bateritë mbi të, madje do ta kryqëzonte si një armik të betuar të Partisë. Siç kujton ish e burgosura që ka ndarë qelinë me Fiqireten, asnjëherë ajo dhe familjarët e tjerë nuk e morën vesh shkakun e vërtetë të armiqësimit të papritur të Enverit. “Ata ishin më shumë se dy vëllezër, por...”, kujton bashkëvuajtësja e Fiqiretes rrëfimin e saj. Ajo ka mësuar në bisedat e atyre ditëve se Enver Hoxha në emër të miqësisë me Mehmetin, ka bërë edhe pagëzimin e djemve të tij. Emrat Vladimir, Skënder e Bashkim, djemve të tyre, i ka thënë Fiqiretja, ua ka vënë Enveri...
Tundimi për jetën e fëmijëve
“Të gjithë janë armiq. Të gjithë të venë në pushkatim.” I ka qëlluar gruas që ka qenë banore e të njëjtës qeli me Fiqirete Shehun, ta dëgjojë shfrimin e saj një mbrëmje vonë teksa kthehej nga procesi gjyqësor i Kadri Hazbiut. Ajo kujton tjetërsimin që e kishte bërë të venë e Mehmetit të shpërfytyruar dhe mban mend reagimet e saj kur e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur. “Thashë që janë të gjithë armiq, që nga burri im e deri tek roja i thjeshtë që më paraqitën në proces. Ashtu duhet të ishin. Ashtu i kërkonin të ishin. Ashtu i denoncova edhe unë. Çfarë të bëja tjetër. Mbase mbajnë fjalën e nuk u bëjnë gjë fëmijëve...”. Gjithsesi, përmbyll gruaja nga veriu që ka kaluar ditë të tëra me Fiqirete Shehun, ata edhe fëmijët ia shkatërruan, njërin ia vranë në Gramsh, dy të tjerët i syrgjynosën në burgun e Burrelit.