Henri Ndreka, blerja e bujshme e Teutës
Skuadra e Teutës dhe presidenti i saj, Edmond Hasanbelliu kanë servirur goditjen e radhës në merkato. Është mbrojtësi lezhjan Henri Ndreka ai që pasditen e djeshme është zyrtarizuar te skuadra durrsake të Teutës. Një afrim që për ekipin e “djemve të detit” mund të konsiderohet padyshim si më i bujshmi i kësaj periudhe. Vetë presidenti i skuadrës së Teutës, Hasanbelliu ka bërë të ditur këtë lëvizje të merkatos duke sqaruar se kontrata e lidhur me Henri Ndrekën është 1-vjeçare. Presidenti i durrsakëve ka deklaruar gjithashtu se mbrojtësi me eksperiencë, Ndreka, nuk do të jetë afrimi i fundit te Teuta. Pikërisht në këto katër ditë të fundit të merkatos, drejtuesit më të lartë të ekipit durrsak kanë projektuar edhe afrime të tjera të bujshme. Teuta e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin, pasi ka arritur të ndalë hapin e kampionëve dinamovitë.