Rrudho, dështojnë tratativat me Partizanin
Xhulian Rrudho nuk do të luajë me Partizanin këtë sezon.
Madje, as edhe me Tiranën që kërkoi të merrte shërbimet e tij gjatë ditës së djeshme. Sipas gjasave sulmuesi nga Divjaka e Lushnjës do të kthehet në Itali, pas tratativave zhgënjyese që pati më drejtuesit e dy klubeve elitare në Shqipëri. I kontaktuar nga “Panorama Sport” mbrëmë, fill pas përfundimit të tratativave me drejtuesit e të dyja klubeve, Rrudho lëshoi akuza, teksa nuk mundi ta fshihte dot habinë që kishte provuar teksa ishte përballur me realitetin e futbollit shqiptar. “U përpoqa të ndërtoja një kontratë me standarde evropiane në bisedimet që pata me presidentin e Partizanit, Albert Xhani apo edhe kryedonatorin e Tiranës, Refik Halili, - tha sulmuesi i cili është rritur në Itali si futbollist. – Kjo edhe për të futur një frymë të re në tregun e futbollit shqiptar. Mirëpo, të them të drejtën e gjithë ajo dëshirë e madhe, që kisha për të luajtur në Shqipëri m’u venit, kur u përballa me ofertën që më bënë nga të dyja klubet në fjalë. Më erdhi shumë keq, por këtu në Shqipëri është një treg matrapazësh. Nuk e prisja një realitet të tillë”, - tha sulmuesi 21-vjeçar.
Tratativat
Në fakt, Rrudho nuk ka qenë dje në stërvitje me Partizanin, por ka ndjekur nga afër një seancë stërvitore të skuadrës së Tiranës. Ndërkaq, gjatë pasdites ai ka pasur një takim me presidentin e Partizanit, Albert Xhani, ku ka diskutuar për kushtet e kontratës. Nga burime konfidenciale pranë futbollistit, mësohet se Rrudho ka kërkuar një shumë prej 100 mijë eurosh në dorë në momentin e firmosje së kontratës dhe më pas një rrogë mujore prej 3 mijë eurosh. Një shifër astronomike për nivelin e futbollit shqiptar dhe që normalisht nuk i është ofruar nga drejtuesi i Partizanit. Më pas, futbollisti ka pasur një takim me kryedonatorin e Tiranës, Refik Halilin, me të cilin gjithashtu nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët. Ndërkaq, futbollisti ka bërë të ditur se ka edhe një ofertë nga një klub italian, por nuk ka bërë të ditur emrin. Përveë kësaj, Rrudho mund të ketë edhe një takim të fundit me drejtuesit e klubit të Dinamos sot, pasi ka mësuar se edhe blutë janë të interesuar ëpr të marrë shërbimet e tij. Nëse nuk do të bjerë dakord, Rrudho do të kthehet sipas të gjitha gjasave në Itali.