Shpërthimi, gjatë mbushjes së gazit
Trysnia e lartë e krijuar gjatë procesit të mbushjes së bombolave të gazit ka qenë shkaku i shpërthimit të së hënës në Korçë.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Në këtë përfundim ka arritur dje grupi i ekspertëve të ngritur për të zbardhur ngjarjen, ku nga shpërthimi i tre bombolave gazi në një kioskë në qendër të Korçës u rrezikua jeta e disa banorëve dhe u shkaktuan dëme të shumta materiale. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Korçës, sipas të cilave, “shkak i zjarrit ka qenë trysnia e larte e krijuar në momentin e mbushjes së bombolave të gazit”. Sipas ekspertëve, trysnia e lartë ka pasur si shtysë edhe temperaturat e larta. Ndezja e njërës prej bombolave ka vazhduar pastaj në seri, duke i vënë flakën edhe dy të tjerave. Grupi i punës, pas vrojtimeve të imtësishme të kryera në vendin e shpërthimit kanë bërë edhe bilancin e dëmeve të shkaktuara. Ngjarja prej së cilës fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Kështu vetëm në lokalin ku prej një jave ishte vendosur tregtimi i bombolave të gazit u dogj një sasi e konsiderueshme gazi në autobot dhe në bombola. Po kështu është djegur dhe shkatërruar krejtësisht kioska e marrë me qira, e cila ishte me konstruksion metalik. Sipas llogaritjeve paraprake vetëm në këtë lokal është shkaktuar një dëm ekonomik rreth 4 milionë lekë të vjetra. Po dje policia ka bërë të ditur se janë dëmtuar edhe disa objekte afër vatrës së zjarrit, si dhe një autoveturë tip “Benz”, e cila ishte parkuar afër këtij dyqani. Shkelja e ligjit të mosmbajtjes së distancës mes dyqanit të bombolave të gazit dhe qendrës së banuar krijoi dje një “Gërdec” në miniaturë, ku bombolat e mbushura me gaz të fluturonin deri 100 metra larg, duke rrezikuar jetë njerëzish dhe objekte të ndryshme rreth e rrotull. Burime nga organi i akuzës së Korçës bënë me dije se, ka filluar çështja penale e “shkatërrimit të pronës nga pakujdesia”. Ndërkohë prefektja e Korçës, Elfrida Zefi, ka krijuar dje një grup kontrolli, i cili ka inspektuar dyqanet ku tregtohen bombolat e gazit të lëngshëm në Korçë. Grupi i kontrollit, i cili përbëhej nga përfaqësues të inspektoratit qendror teknik dhe zyrës së parandalimit të zjarreve kontrolloi 9 njësi të tregtimit të bombolave të gazit të lëngshëm, të cilat u përkasin subjekteve “Topgas”, Evrogaz”, “Eurogaz” dhe “Intergas”. Sipas kontrollorëve në të gjitha njësitë, janë konstatuar shkelje të ndryshme. Njësitë e tregtimit kanë rezultuar të papajisura me vërtetimin teknik prej inspektoratit qendror teknik mbasi nuk kanë plotësuar kushtet tekniko–ligjore, që përcakton ligji. Mësohet se zyra e parandalimit të zjarreve ka kontrolluar dy herë muajt e fundit këto njësi dhe për mangësitë e konstatuara ka vendosur edhe gjoba ndaj tyre. Prefektja Zefi ka kërkuar reagim të menjëhershëm dhe përgjegjësi maksimale nga njësitë e qeverisjes vendore.
Shkodër, aksion pikave të tregtimit të gazit
SHKODER – Pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm kanë qenë në qendër të një kontrolli të Policisë Bashkiake dhe asaj Zjarrfikëse dje në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në orët e paradites së djeshme janë bllokuar 2 subjekte të cilat ishin bllokuar edhe më parë, si dhe janë gjobitur dhe 12 subjekte të tjera për mangësi në plotësimin e kushteve të tregtimit të gazit.
Aksioni erdhi si reagimi i menjëhershëm i vendorëve të Shkodrës pas shpërthimit në qytetin e Korçës, ku dyqani i tregtimit të gazit shpërtheu si pasojë e shitjes pa kriter duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Aksioni i djeshëm është përqendruar në të gjitha pikat e shitjes me shumicë të gazit të lëngshëm, si dhe në pika, të cilat dy muaj më parë janë bllokuar për mosplotësim të kritereve të tregtimit. Edhe pse ishin bllokuar ato vazhdonin ushtrimin e aktivitetit dhe dje nga ana e policisë atyre iu është sekuestruar malli. Ndërsa për mosplotësim të kushteve të tregtimit për gazin e lëngshëm janë marrë masa administrative ndaj 12 subjekteve. r.d