E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të rritet çmimi, më 1 janar bllokojmë autobusët”

• Nëse nuk rritet në 50 lekë çmimi i biletës, nga 1 janari e më tej nuk do të shiten abone e do të bllokohen linjat urbane në Tiranë.Shoqata e transportit ndërqytetas me këtë deklaratë, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masat e saj, pasi linjat e autobusëve po punojnë nën kosto. Sipas tyre, shkak për këtë situatë është bërë edhe rritja e çmimit të naftës. “Kemi dhënë argumentet tona në Ministrinë e Transporteve për koston reale dhe për vlerën që duhet të këtë bileta, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Prandaj nëse nuk merren masa nga qeveria, ne do të marrim masat tona që i kemi paralajmëruar me kohë”, u shpreh dje kreu i shoqatës së transportit ndërqytetës, Ferdinand Ibrahimi. Ai i kërkoi Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Financave që të përshpejtojë hartimin e projektligjit për këto shërbime. Sipas Ibrahimit, ky projektligj do t’i jepte zgjidhje këtyre problemeve, por po zvarritet nga këto dikastere. Sa i përket këtij drafti, edhe Bashkia e Tiranës ka kërkuar disa herë që të përfundohet nga dikasteret përkatëse.Linjat urbanePensionistët arritën ta shijonin vetëm për pak kohë linjën “Pleqëri pa vetmi”, e cila do të ishte çdo ditë në shërbim të tyre në orare të caktuara. Për ta transporti do të ishte falas. Por gjithçka zgjati pak, edhe pse nisma u trumbetua jo pak nga kryebashkiaku Rama asokohe. E ndërsa pensionistët vijuan të udhëtojnë nëpër Tiranë si të gjithë qytetarët e tjerë me bileta e abone në duar, një tjetër urdhër i shoqatës ndërqytetase preku më shumë se 40 mijë persona. Në nëntor në të gjitha linja u afishua njoftimi, sipas të cilit asnjë prej librezave të veteranëve, paraplegjikëve e tetraplegjikëve dhe invalidëve të tjerë të punës, nuk do njihej. Kjo, sipas shoqatës, për arsyen e vetme se qeveria nuk i kishte bërë rimbursimin e transportit falas për këto kategori. Urdhri vijon të mbetet në fuqi edhe gjatë këtij muaji e më tej. Amullia me linjat urbane nuk përfundon këtu. Ndërsa flitet për rritje të çmimit të biletës, askush nuk thotë asnjë fjalë për cilësinë që ka ky shërbim sot në kryeqytet. Këtë e dinë mirë të gjithë qytetarët që udhëtojnë sot me autobusë. Në verë u bie të fikët nga erërat e ndryshme që qarkullojnë, në dimër shtyhen e shtypen për të gjetur një copë vend.50 lekeduhet të jetë çmimi i biletës në linjat urbane sipas shoqatës së transportit ndërqytetas. Sipas drejtuesve të saj, aktualisht po punohet nën kosto.40 mijeinvalidë pune nuk mund të përdorin librezat e transportit falas. Kjo për shkak të një urdhri të nxjerrë një muaj më parë nga shoqata e transportit ndërqytetas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›