Qafë Krrabë, moti i keq vështirëson qarkullimin e mjeteve

Temperaturat e ulëta, bora dhe ngricat që kanë përfshirë vendin kanë sjellë vështirësi të mëdha në qarkullim.
Sipas burimeve të policise, në aksin rrugor të Qafë Krrabës si pasojë e motit të keq dy makina ka në dalë nga rruga duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve të tjera.
Po sipas policisë kushtet atmosferike vazhdojnë të përkeqësohen,ku vihet re prania e një mjegulle të dendur si dhe reshje të shumta dëbore.
Në këto kushte policia ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjitha akset nacionale.