Lufta mes bandave të drogës, masakër në një lokal në Meksikë

14 nxënës shkolle janë viktimat e fundit në luftën mes karteleve të drogës në meksikë. Persona të armatosur ndërprenë një festë ditëlindjeje e hapën zjarr mbi pjesëmarrësit në Ciudad Juarez, maskara më e fundit në qytetin që mbjell vdekje. Personat mbërritën me makina sportive dhe nuk nguruan të hapnin zjarr mbi gjimnazistët që po festonin në oborrin e një banese jo shumë larg kufirit me El Paso, në Texas.
Patricia Gonzalez, prokurorja e përgjithshme deklaroi se vrasjet ishin
të lidhura me luftën mes karteleve të drogës. "Dhjetë persona humbën
jetën në vendngjarje, 3 gjatë rrugës për në spital dhe një në spital.
Numri i të plagosurve të shtruar në spital është 14. Një pjesë e tyre
janë vendosur në një program mbrojtjeje. Dua të them se qeveria do të
bejë cdo përpjekje për të arrestuar përgjegjësit. Ne marrim këtë
angazhim ndaj komunitetit të Juárez" deklaroi ajo gjatë një
konference për shtyp. Sipas kryeprokurores personat e armatosur ishin në
kërkim të një personi të vetëm.
Kryebashkiaku ka ofruar një shpërblim prej një milion pesos për të
gjithë ata që do të sigurojnë informacione rreth autorëve të masakrës.
Pak orë më vonë dhjetë të rinj të tjerë u ekzekutuan në një bar të
Torreonit në veri të Meksikës. 11 persona të tjerë mbeten të plagosur.
Viktimat nga 19- 25 vjec u sulmuan nga një grup personash të
armatosur me R15 e Kalashnikov.
Ciudad Juarez është vatra e luftës së armatosur tre vjecare mes
karteleve të drogës në Meksikë. Numri i personave që humbën jetën gjatë
vitit të kaluar në këtë luftë është 2650.
Delina Bitraku
< I mëparshmi