E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina insiston në sovranitetin e saj në Tibet

Një zyrtar i lartë kinez ka theksuar sot se i ka thënë përfaqësuesve të udhëheqësit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lamës, se Pekini nuk do të zhvilloi debat në lidhje me sovranitetin e vet në Tibet, duke lënë të kuptojë se negociatat e para për Tibetit, pas 15 muajve, nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat.

Du Qinglin, kryesues i departamentit të qeverisë kineze përgjegjës për negociata, tha se i ka thënë përfaqësuesve të Dalai Lamës se interesi kombëtar i Kinës është i paprekshëm dhe se nuk ka hapësirë për diskutime dhe kompromise kur bëhet fjalë për çështjet territoriale, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Gjatë rrethit të fundit të negociatave, në fund të vitit 2008, të dërguarit e Dalai Lamës propozuan rrugë, për të siguruar një autonomi më të madhe për Tibetin, në përputhje me kushtetutën e Kinës.

Por Kina si duket ka refuzuar këto propozime, duke theksuar se nuk do t’i garantojë Tibetit atë lloj të autonomisë, të cilin e gëzojnë Hong-Kongu apo Makau.

Javën e kaluar, qeveria e Tibetit në ekzil në Indi, kishte theksuar se ka shpresuar se dy palët do të jenë në gjendje që të ringjallin planin për autonomi më të madhe, por komentet e Dusë lënë të kuptojnë se Pekini nuk ka lëvizur nga qëndrimi i vet i mëhershëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›