Itali, fillon sezoni i karnavaleve në Viarexho

Më mijëra vetë mbushën rrugët e Viarexhos për të ndjekur nga afër paradën spektakolare organizuar në qendre të qytetit. 400 km në veriperëndim të Romës, Viarexho është e famshme për sezonin e karnavaleve me procesione mbresëlënëse karikaturash gjigante. Gjithë vitin banorët angazhohen për ndërtimin e platformave mbi dhjetë metra të larta e që peshojnë zakonisht rreth 40 ton.
"Burlamacco", kllouni tradicional çeli paradën. "Jemi këtu në karnavalet
e Viarexhos, një eveniment madhështor, më i madhi në botë me platforma
30 m të larta dhe maska gjigande që parakalojnë buzë bregut. Hareja
arrin majat pasi pjesëmarrësit janë totalisht të përfshirë dhe gjithmonë
presim pjesëmarrje të plotë” deklaroi ai.
Paradat shumëngjrtëshe dhe ballot me maska janë në rend të ditës në
qendër të qytetit. Figurat që spikatën sivjet ishin kryeministri italian
Silvio Berlusconi, presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelarja
Angela Merkel. Berluskoni ishte duke prerë degët e një peme që
përfaqsonte sistemin gjyqësor vetëm një ditë pasi gjykatësit lanë sallat
e gjyqit në shenjë proteste, ndërsa presidenti Obama pretendonte se
ishte supermeni.
Karnavalet e Viarexhos datojnë që me 1873 dhe zgjasin deri në fund të
shkurtit.
Delina Bitraku
< I mëparshmi