Firma EULEKS- UNMIK, teknike
Autori i Lajmit: red.
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet misionit të Bashkimit Europian EULEKS dhe atij të OKB-së UNMIK është një marrëveshje tërësisht teknike. Kështu është shprehur pas nënshkrimit të marrëveshjes zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko, duke shtuar se në të nuk flitet për kompetencat që UNMIK-u duhet t i dorëzojë më vonë EULEX-it.
“Është një marrëveshje teknike ndërmjet UNMIK-ut dhe Ekipit Planifikues të BE-së për shitjen e aseteve, të makinave dhe ndërtesave që janë ndërtuar nga OKB dhe që janë në pronën e UNMIK-ut. Për shembull, ne kemi baza jashtë Prishtinës, këto tani tani mund t i jepen EULEX-it. Gjithashtu kemi veturat, por është në mënyrë strikte një marrëveshje teknike që nuk ka dimension politik”, shprehet Ivanko.
Që nga 18 gushti UNMIK ka mbyllur dy departamente kryesore në pritje të zvogëlimit tjetër më substancial që deri në fund të vjeshtës do të përfshijë rreth 70 % të stafit të OKB-së në Kosovë. “Nga sot, Departamenti i Administratës Civile dhe Zyra për Komunitete, Kthime dhe Pakica kanë pushuar së vepruari. Njerëzit ende nuk janë larguar në pritje të takimeve të lamtumirës, por funksionet e tyre kanë pushuar” tha Ivanko.
Sa i përket administratës së OKB-së në Mitrovicë, Ivanko u shpreh se ende nuk ka ndonjë datë të saktë për fillimin e rikonfigurimit në këtë pjesë të vendit.“Tani për tani në veri, SHPK i raporton UNMIK-ut. Është i vetmi rajon me këtë situatë. Kur dhe si do të mund të ndryshojë kjo, nuk mund të përgjigjem, sepse këtë nuk e di. Zyra rajonale e UNMIK-ut në jug dhe në veri është gjithashtu pjesë e rikonfigurimit të UNMIK-ut. Edhe ato do të zvogëlohen, ndoshta do të ketë edhe ndryshim funksionesh, sepse Sekretari i Përgjithshëm e thotë qartë se cilat janë përgjegjësitë e UNMIK-ut pas rikonfigurimit” sqaroi Ivanko.
UNMIK duhej ta përmbyllte procesin e rikonfirgumit deri më 15 qershor të këtij viti, dita kur hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës,por kundërshtimet e Serbisë në tërren dhe të Rusisë në Këshillin e Sigurimit kanë bërë që ky proces të komplikohet dhe të shtyhet për disa muaj.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008