E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefki Kuqi pranë Bundesligës 2 në Gjermani

Autori i Lajmit: red.
Sulmuesi i njohur shqiptar me pasaportë finlandeze, Shefki Kuqi, është shumë pranë kalimit në Bundesligën 2 Gjermane. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij, Rudi Vata. “Shefkiu ka dy oferta, nga Tus Koblenci ku luan edhe vëllai i tij, Njaziu, si dhe nga Osnabryken”, - tha Vata. “Parimisht është rënë dakord me Osnabryken, por termat financiarë përbëjnë një pengesë për momentin, pasi pagesa që përfiton Shefkiu te Kristall Pallas është më e mirë. Klubi anglez e ka nxjerrë në shitje, por kontrata e tij është ende në fuqi me Pallas”, - shtoi Vata. Pak ditë më parë, Shefki Kuqi ishte në listën e dëshirave të trajnerit të Plejmuthit, Pol Sturrok. Sulmuesi i njohur i Kristal Palas është duke kërkuar një klub të ri, pasi shqiptari me pasaportë finlandeze është vendosur në listën e transferimit nga trajneri Neil Uarnok. Kuqi është i njohur si sulmues i fuqishëm dhe me aftësi teknike. Me fanellën e Finlandës ai ka zhvilluar 53 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›