E Diel, 1 Nëntor 2026

Isinbajeva thyen rekordin e 24-t të saj në kërcim së larti

Autori i Lajmit: red.
Rusja Jelena Isinbajeva kërceu në lartësinë 5 metra e 5 centimetra, pasi kishte siguruar medaljen e artë me lartësinë 4 metra e 85 centimetra. Isinbajeva në Lojërat Olimpike në Pekin ka marrë edhe medaljen e saj të dytë të artë në kërcim me shkop. 26-vjeçarja Isinbajeva, e cila dominon në këtë disiplinë, për të ardhur deri tek medalja e artë arriti të kapërcejë lartësinë prej 5 metra e 5 centimetra, gjë që e bën për herën e 24-t në karrierë, duke thyer rekordin e botëror. Isinbajevës për medaljen e artë iu nevojitën dy kërcime, në provën e parë ajo kaloi lartësinë 4,70 dhe në të dytën 4,85 metra. Më pas ajo në provën e tretë me kërcimin në lartësinë e kaluar 4.95 metra theu rekordin olimpik dhe u hodh në sulm për të thyer rekordin botëror të lartësisë 5 metra e 5 centimetra. Ky rekord i thyer nga Isinbajeva është vetëm rekordi i tretë që po thyhet në Pekin në disiplinat e atletikës, pas atij të Usain Bolt në 100 metra dhe Gulnare Galkina-Samitova në 3000 metra me pengesa. Medalja e argjendtë i takoi amerikanes Jennifer Stuczynski me 4.80 metra, ndërsa medalja e bronztë i takoi ruses Svetlana Feofanova me 4.75 metra të kërcyera. Kampionia olimpike, 26 vjeçe, ka si objektiv që të mundë carin ukrainas në kërcim me shkop, Sergei Bubka, i cili ka thyer 35 rekorde botërore. Rekordi i parë për Isinbajevën është thyer me 4,82 m, më 13.07.03 në Gateshead, ndërsa i fundit në Pekin, me 5,05 m, më 18.08.08.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›