Sot para Hagës, “kasapët” e Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Sipas njoftimeve nga agjencitë, më fjalët përmbyllëse të prokurorisë dhe të mbrojtjes, që fillojnë sot dhe do të zgjasin gjatë gjithë javës, do të përfundojë gjykimi i ish-Presidentit të Serbisë Millan Millutinoviç dhe pesë liderëve të tjerë politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë, të akuzuar për krimet në Kosovë në vitin 1999.
Bashkë me Millutinoviçin, i cili ishte ndër bashkëpunëtorët me të ngushtë të Millosheviqit, i cili vdiq në burg, janë akuzuar edhe Nikolla Shainoviç, nënkryetar i qeverisë serbe, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniç, komandanti i armatës së tretë, Nebojsha Pavkoviç, komandanti i korpusit të Prishtinës, Vlladimir Lazareviç, si dhe shefi i shtabit të Ministrisë së Brendshme, Sreten Lukiç.
Ata akuzohen për deportim të dhunshëm dhe ndjekje të civilëve shqiptarë në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 1999.
Prokuroria do të ketë tetë orë për fjalën përmbyllëse, ndërsa secili mbrojtës i gjashtë të akuzuarve do të ketë nga dy orë e gjysmë.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008