Firma dhe Ministria pranojnë shembjen: Shkaqet gjeologjike
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas pohimit të firmës ndërtuese dhe apelit të bërë nga Partia Socialiste për një përgjigje publike, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka pranuar shembjen në tunelin e Thirrës. Përmes një komunikate për mediat, Ministria ka sqaruar opinionin publik se shembjet në tunelin e Thirrës në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash kanë ndodhur si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore, por që nuk kanë sjellë dëme as në punonjësit e kompanisë dhe as në mjete. “Më datë 5 nëntor në galerinë jugore të tunelit ka ndodhur një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore. Asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur dëme në mjete”, - thuhet në deklaratë. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit- vijon sqarimi, në njoftime të mëparshme në kohë ka informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit. “Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qenë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor. Fenomene të tillë janë frekuente në punimet në tunele. Rrjedhimisht situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar më parë, do të hapet vetëm pasi të jenë përfunduar të gjitha punimet”- përfundon deklarata. Më herët, kompaninë ndërtuese "Bektel-Enka" ka pranuar se ka pasur rënie masivi shkëmbor në pikën ku ishin bashkuar makineritë e gërmimit nga të dyja anët. Sipas saj, shembja ndodhi për shkak të fenomeneve gjeologjike në strukturën shkëmbore në të cilën ndërkohë ishin bërë disa ndërhyrje me pajisje të fuqishme të kompanisë. Ekspertët e ‘Bektel-Enka’, sqarojnë më tej se shembja ka ndodhur 2 kilometër në thellësi të tunelit. Në komunikatën për media, thuhet se asnjë nga punëtorët e kompanisë nuk është dëmtuar nga shembja në tunelin e Thirrës. Sipas Bektel-Enka, mjetet e punës shpëtuan pa dëmtime nga rënia e masivit shkëmborë ndërsa puna po vazhdon normalisht sipas programeve të parashikuara. Autostrada Durrës-Kukës, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën, është mbyllur për shkak të tuneleve prej mëse tri javësh ndërsa qytetarët e dy vendeve i janë rikthyer itinerarit të vjetër të udhëtimeve për në Kosovë dhe anasjellas, përmes rrugëve që kalojnë nga Kukësi dhe Maqedonia.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009