Idrizi thirrje PDI-së për bashkim të dy partive të çamëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Shpëtim Idrizi vijon takimet me përfaqësuesit e komunitetit çam nëpër Shqipëri. Nga Delvina ai bëri thirrje për bashkimin e dy partive çame, ndërsa premtoi se do të vazhdojë përpjekjet për mbrojtjen e interesave të tyre. “Gjej rastin që nga kjo tribunë ti bëj një thirrje publike Tahir Muhedinit që të bashkohemi. Ato që na ndajnë janë shumë të vogla përpara Idealit të madh, Amanetit të të parëve që duhet të na bashkojë. Le të bashkojmë mendjet, zemrat, forcat për hir të Çamërisë tonë, gjakut e vuajtjeve të të parëve tanë. Unë jam i bindur që ai do ti përgjigjet kësaj thirrje dhe shumë shpejt do të jemi bashkë” – tha Idrizi. Ai i bëri thirrje të gjithë çamëve, por jo vetëm, të gjithë atyre që kanë në zemër çështjet kombëtare që të bashkohen nën një strehë të vetme politike, Partisë Drejtësi dhe Unitet.
“Ne do te punojmw pa u lodhur qw Komuniteti jonë të bashkohet rreth PDU si mbrojtëse e interesave të tyre, e majta dhe e djathta kanë shumw çështje për tu marrë e për të zgjidhur. Ne kemi 20 vjet që presim zgjidhje. Sigurisht që i falwnderojmë për ndonjë pwrparim të bërë. Por, ne nuk presim më. Unw, ju ftoj që nëpërmjet PDU-sw, ne ta marrim vetë fatin tonë në dorë, të majtë e të djathtë të bashkohemi siç u bashkuam unë dhe Dashi (ish-deputeti i PDI-së në Vlorë, Dashamir Tahiri) për kauzën tonë të përbashkët”, – tha ai. Edhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini gjatë një aktiviteti në qytetin e Durrësit pak ditë më parë, ka bërë thirrje për bashkimin e elektoratit çam në një forcë të vetme politike por nga ana tjetër ka akuzuar Dashamir Tahirin dhe Shpëtim Idrizin si përçarës të çamëve. “Krijimi i partisë së dytë çame e dëmton këtë çështje kaq madhore që është amaneti i të parëve tanë”, - ka nënvizuar Muhedini. Sipas tij ndarja në dy parti, iniciativë kjo e Idrizit dhe Tahirit është favori më i madh që i bëhet atyre që e kanë luftuar me ço mjet kauzën çame. “Kjo ndodhi për të sabotuar gjithë këtë punë që bëri Partia për Drejtësi dhe Integrim. Megjithatë ne nuk dorëzohemi dhe shpresojmë se në një të ardhme do të jemi të gjithë bashkë. Nuk mund të krijohet parti tjetër duke marrë elektorat nga Partia për Drejtësi dhe Integrim. Kjo do jetë një përçarje”, - ka theksuar ai. Muhedini ka shtuar se për fat të keq PDI nuk e gëzoi asnjë ditë mandatin e deputetit Dashamir Tahiri. Ai tha se çamët duhet të bashkohen të majtë dhe të djathtë për hir të amanetit të të parëve të cilët të detyruar nga gjenocidi grek braktisën trojet çame.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009