E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si iu përgjigj qeveria e Hoxhës kërkesës për largimin e Hebrenjve

Autori i Lajmit: Denisa KONA

- Sa shqiptarë janë me gjak të përzier hebre? A ka pasur shumë martesa mes shqiptarëve dhe hebrenjve sipas statistikave?

Pas luftës pati shumë lidhje të tilla, dashuri të sprovuara. Në fillim kishte ngurrime për martesa të tilla. Njihet një rast në Vlorë. Një djalë me emrin Andrea Kureta nga Kosova e Përmetit që punonte rrobaqepës, u njoh me vajzën e një izraeliti. U dashuruan. Familja e kuptoi këtë dhe e dërgoi vajzën në Janinë. Aty ajo u sëmur dhe e prunë prapë në Vlorë, por e ndalonin që të takohej me djalin. Atëherë, Andrea merr një kokërr arrë, e çan përgjysmë, i fut një letër brenda dhe ia hedh nga dritarja. Aty i linte takim. Kështu e rrëmbeu dhe e çoi në fshatin Kosovë të Përmetit vajzën izraelite. Atje u martuan, krijuan familjen e tyre, kanë fëmijë, por tani Andresa ka vdekur, ndërsa familja është në Izrael.

-Bie në sy se hebrenjtë janë larguar thuajse përfundimisht n ga Shqipëria me ndryshimin e regjimit. A kishin kërkuar ata që të largohen nga Shqipëria para 90-s?

Hebrenjtë nga Shqipëria u larguan përfundimisht në 91-shin. Më parë nuk kanë dashur. Ka mendime sikur Enver Hoxha nuk i lejoi që të iknin dhe në vitet 50, nëpërmjet ambasadave tona jashtë, është bërë një kërkesë për ti lejuar që të shkonin. Këtu kishin mbetur 135 hebrenj. Qeveria e Hoxhës përgjigjet kështu: “Qeveria shqiptare as nuk e ka shtruar dhe as nuk e shtron problemin e largimit të hebrenjve nga Shqipëria. Ata vetë nuk kanë bërë ndonjë kërkesë. Në rast se do të bëjnë ndonjë kërkesë, do tua plotësojmë.” Dhe fakti është që një pjesë që bën kërkesë, u larguan. Si përshembull, Ana Kohen.

-U trajtuan hebrenjtë këtu njësoj si qytetarët e tjerë?
Edhe më mirë bile. Një grup hebrenjsh me në krye inxhinier Samuel Mandilin takoi Enver Hoxhën në Berat, në 44-n, kur bëhej mbledhja e Beratit dhe i lutej që kur të mbarojë lufta, të kenë mundësi të kthehen në vendbanimet e tyre tyre të përhershme. Enver Hoxha u jep këtë përgjigje: “U thoni shokëve dhe miqve që kanë mysafirët tanë të nderuar, porsa të mbarojë lufta, ju do të keni të gjitha mundësitë që të ktheheni në vendbanimet tuaja të përhershme”. Samul Mandili ka shkruar për këtë: “Me gjithë preokupacionet e mëdha që kishte për popullin dhe vendin e vet, na priti edhe ne, dhe na priti me një përzemërsi të jashtëzakonshme.” Hebrenjtë njohin kontributin e E. Hoxhës për trajtimin e mirë të tyre. Samuel Mandili e ka quajtur një nga personalitetet më të mëdha të kohës. Ndërkohë, në 45-n, komuniteti hebraik i Jugosllavisë ka dërguar një përshëndetje shumë të forte…

-Pas 91-shit, sa hebrenj kanë mbetur këtu?
Rreth 5-6 veta, jo më shumë Familja e Shvarc, Vera Kilica që tani ka vdekur, Luiza Konomi…

-Si janë mbajtur lidhjet mes familjeve shqiptare dhe atyre hebreje që u strehuan në to?

Shumë nga familjet i kanë vendosur lidhjet, por ka shumë të tjera, që nuk i kanë vendosur dot. Unë kam një numër letrash të izraelitëve që shprehin mirënjohje për mikpritjen që gjetën. Janë letra të mbushura me mall pa fund. Në vitin 91, kur në Izrael shkoi grupi i parë i familjeve që kishin shpëtuar hebrenj, midis tyre qenë disa familje që ishin strehuar tek Nora Sheku. Pas kthimit në Izrael, njëri prej tyre i shkruan Norës: “Nuk ekziston më motra, Eleonora, por për ne ekziston Nora në Tiranë”. (Përlotet dr. Apostoli duke rrëfyer).

-Si shpjegohet që lobi çifut në Amerikë, është lobi më i fortë?

Kjo shpjegohet me një situatë të tillë. Kur Xhorxh Uashingtoni filloi luftën për çlirimin e kolonive në varësi të anglezëve, falimentoi. Atëherë, Haim Solomon, një hebre, mbledh para dhe ia jep. Kështu Uashingtoni e përfundon luftën, çliron tërë kolonitë si Pensilvania, Nju Xhersi, etj dhe bëhet president. E thërret Haim Solomonin që ta falenderojë dhe i thotë, që do ti kthejmë ato që na dhe dhe më tepër. Solomoni i përgjigjet: “Ti dhashë në emër të Zotit dhe unë e populli im do të ishim të fyer, po tua merrnin prapë”. Atëherë presidenti amerikan i thotë: “Unë do të jap një nga kolonitë e çliruara, që të sjellësh aty popullin tënd. “Populli im nuk do të qëndrojë as këtu, as në një vend të botës. Ne do të kthehemi në tokat e të parëve tanë”. I befasuar, Xhorxh Uashington i thotë: “Çfarë të mire kërkon nga ne?” “Unë dua që kjo e mirë që ju bëmë ne, të fiksohet në historinë e Shteteve të Bashkuara”. Dhe kjo u fiksua vërtet. Në kryet e shqiponjës, Amerika ka vënë yllin e Davidit dhe në trupin e saj janë 7 kollonat e shandanit hebraik. Xh, Uashington botoi edhe një 10 $ kartmonedhë me fytyrën e Haim Solominit. Ndërsa presidenti Regan më 1979 ka botuar një pullë të posaçme me mbishkrimin “Heroit financiar, Haim Solomon”. Prandaj lobi i hebrenjve është lobi më i parë në Amerikë.

-Thatë më sipër se ju ka mbetur një merak. Cili është meraku juaj?

Këto familje që i kanë bërë nder Shqipërisë, që e kanë popullarizuar në tërë botën falë sakrificave të tyre, duhet që shteti shqiptar ti dekoronte vetë. I është propozuar çdo qeverie, por këta dinë vetëm të mburren nëpër konferenca, të shfrytëzojnë sakrificat e të tjerëve për lavdinë e tyre dhe nuk mendojnë të bëjnë diçka për këto familje që dhanë prova për humanizmin e një populli të varfër e shpesh të përfolur. Bile, ne kemi propozuar edhe për 9 hebrenj që kanë rënë në luftën tonë, për tu shpallur dëshmorë, për tiu ngritur një varr simbolik, por as kjo nuk është bërë.
Mendoj që duhet tu lidhej një pension këtyre njerëzve, që nuk kanë mbetur shumë.

Dr. Kotani: Marrëveshja me Rajhun, një shtrembërim i historisë

Një nga shtrembërimet më të mëdha që i bëjnë disa historianë vendas dhe të huaj çështjes së shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, është tendenca për të zbehur kontributin e popullit shqiptar, duke ia veshur meritat faktorit joshqiptar. Dhe ky faktori jo-shqiptar del që janë gjermanët. “Gjermanët u morën vesh me Rajhun që të mos i trazojnë çifutët në Shqipëri sepse preken ndjenjat e shqiptarëve”, duke i dhënë merita Mehdi Frashërit, Xhafer Devës e Rexhep Mitrovicës, në një kohë kur në 20 janar të 42-shit në Vanzes të Gjermanisë bëhej një mbledhje e posaçme me ministra të shtetit, me personalitete të larta të partisë naziste, ku ka qenë i pranishëm edhe Hajman, iniciuesi i genocidit ndaj hebrenjve dhe aty janë shpërndarë evidenca se sa ndodhen në çdo vend të Europës. Në atë mbledhje është vendosur, që ata duhet të kapen e të shfarosen, jo vetëm në Gjermani, jo vetëm në vendet e pushtuara, por edhe në vendet vasale të Gjermanisë. Shqipëria ishte vend i pushtuar. Pyetja ime është: Cila komandë do të guxonte të dilte kundër këtij vendimi me karakter kombëtar, aq më tepër për gjermanët që janë tepër të shtrënguar në zbatimin e vendimeve?

Berat

Izraelitja ushqen fëmijën shqiptar me qumështin e saj
Në Berat, një familje hebreje ishte strehuar tek Xhevat dhe Afërdita Gjergjani. Gruaja izraelite kishte një fëmijë të vogël. Edhe Afërdita kishte një djalë, Përparimin, por nuk kishte gji ti jepte. Izraelitja ushqente me qumështin e saj edhe fëmijën shqiptar. Dr. Kotani e kishte pyetur vite më pas Afërditën: “Si pranuat ju, që djali juaj të pinte qumështin e një çifuteje?” Dhe ajo i qepërgjigjur: “Edhe ata njerëz të Perëndisë si ne janë”. Kur vajta me fotografët amerikanë, e takova prapë. Ishte plakur. Një moment tjetër, kur u njoftuan se hebrenjtë do ti mblidhte komanda gjermane në Berat, banorët i nisën që menatë në Tozharë, Molisht dhe në fshatra të tjerë. Hebrenjtë ishin shumë të dëshpëruar dhe gjatë rrugës pyesnin: “A ka më Berat për ne?” Dhe përgjigja që merrnin, ishte: “Mos kini frikë. Kudo si Berati do tju presin”. Në Molisht, siç tregojnë pleqtë e vjetër, ka patur hebrenj të mëparshëm dhe banorët e dinin origjinën e tyre. Josef Jaguard dhe Tom Lantosh janë ndër kongresmenët më të fuqishëm, lobojnë për Shqipërinë, kanë paraqitur rezolutën për Skënderbeun, për Kosovën, për pritjen e hebrenjve. Sali Berisha nuk donte ta pranonte në 97-n kur Lantosh donte të vinte në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›