Kthimi i parave, Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kthimin e parave dhënë për zgjedhjet e 28 qershorit nga partitë e vogla të cilat nuk mund të fitonin një mandat deputeti. Burime nga Kolegji Zgjedhor dhe KQZ kanë sqaruar për gazetën se vendimi është marrë pas një ankese të Partisë Socialdemokrate sipas të cilës në përputhje me Kodin Zgjedhor partitë që kanë qenë pjesë e një koalicioni që ka fituar mandatet deputetësh nuk duhet ti nënshtrohen këtij detyrimi. Vendimi tashmë është marrë nga Kolegji Zgjedhor por ai ende nuk ka mbërritur në KQZ për shkak të mungesës së arsyetimit për këtë vendim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që pesë parti politike përkatësisht Partia Socialdemokrate, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale, dhe Partia Demokristiane ti kthenin këtij institucioni financimet e përfituara në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Edhe pse kaloi afati asnjëra prej tyre nuk i ka kthyer paratë.
Kolegji zgjedhor
Partitë politike që kanë dalë të humbura në zgjedhjet e 28 qershorit nuk do të kthejnë paratë e tyre edhe pse sipas KQZ-së ky është një detyrim ligjor. Ky është thelbi i vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor edhe pse ende mungon një arsyetim pse është marrë një vendim i tillë. Kolegji Zgjedhor pas ankesës së socialdemokratëve ka rrëzuar vendimin e KQZ-së. Në ankesën e PSD-së kërkohej që të shpallej i pavlefshëm vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi partitë që kanë qenë pjesë e koalicioneve që kanë nxjerrë deputetë nuk mund të përfshihen në rregullin që përcakton Kodi Zgjedhor. Pra nuk duhet të kthejnë lekë pasi votat e tyre së bashku me partitë e tjera të koalicionit kanë prodhuar mandate deputetësh. Në bazë të këtij arsyetimi të socialdemokratëve shpëton nga ky vendim i Kolegji Zgjedhor PSD dhe PDS si pjesë e koalicionit Bashkimi për ndryshim dhe PAA dhe PAD si pjesë e koalicionit Aleanca e ndryshimit. E humbur del vetëm Partia Demokristiane e cila ishte pjesë e Koalicionit Poli i Lirisë qw nuk mundi të siguronte asnjë mandat deputeti.
KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në fund të shtatorit që pesë partitë politike, PSD-ja, PDS-ja, PAA-ja, PAD-ja dhe PDK-ja, që nuk mundën të bëhen sërish parti parlamentare, duhet të kthenin një pjesë të lekëve që morën para fushatës nga fondi për zgjedhjet i Buxhetit të Shtetit. Në bazë të përllogaritjes të bërë nga Drejtoria e Financave në KQZ, duke iu referuar pikërisht nenit 87 të Kodit Zgjedhor, këto forca politike që në zgjedhjet e radhës nuk kanë marrë asnjë mandat deputeti, duhet të kthenin vetëm pjesën e fondit të përfituar nga Buxheti i Shtetit që u është shpërndarë atyre, duke marrë për bazë votat e fituara në zgjedhjet e 2005-ës. Më konkretisht, bëhet fjalë për një shumë prej afro 12.7 milionë lekësh të rinj, nga të cilat 5.1 milionë do të duhet ti kthejë PSD-ja, 2.6 PAA-ja, 1.9 PAD-ja, 1.7 PDS-ja dhe 1.3 PDK-ja. Depozitimi i këtyre shumave bëhet në llogarinë bankare të KQZ-së.
Partitë dhe shumat që duhet të kthenin
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 5.136.667
Partia Agrare Ambientaliste, 2.644.556
Partia Aleanca Demokratike, 1.920.479
Partia Demokracia Sociale, 1.711.151
Partia Demokristiane e Shqipërisë, 1.315.153
Në total = 12728006
Rishpërndarja
Pjesë e vendimit të KQZ-së ishte dhe një pikë që ka të bëjë me rishpërndarjen e këtij fondi për partitë e tjera, që në zgjedhjet e 28 qershorit mundën të bëheshin parti parlamentare. Kështu, partitë politike, që në zgjedhjet e 28 qershorit mundën të fitojnë mandate përfaqësimi në Kuvend, do të "shpërblehen" me të gjithë shumën që do të detyrohet të kthejnë ato subjekte elektorale, që para zgjedhjeve përfituan nga buxheti dhe më 28 qershor, por nuk mundën të sigurojnë asnjë mandat përfaqësimi. Përllogaritja e shumës që do tu shpërndahej këtyre subjekteve është bërë në raport me mandatet që ka fituar secila forcë. Kështu, duke ditur tashmë se PD-ja mundi të marrë 68 deputetë, ajo duhet të marrë nga KQZ-ja një shumë prej 61.8 milionë lekësh të vjetra, PS-ja për 65 mandate do të marrë 59 milionë, LSI-ja për 4 mandate 3.6 milionë dhe 3 forcat e tjera, PR-ja, PDI-ja dhe PBDNJ-ja nga 0.9 milionë.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009