PS: Shembja e tunelit, Olldashi të sqarojë situatën
Autori i Lajmit: Suela Topi
Shembja e tunelit Thirrë-Kalimash është kthyer në një shqetësim për Partinë Socialiste. Zëdhënësja e kësaj partie, Armela Imeraj ka kërkuar dje nga kreu i ministrisë së Punëve Publike, Sokol Olldashi, sqarime për situatën e krijuar. Imeraj tha se ministri ka detyrim kushtetues që të informojë opinionin publik për rrezikun e shkaktuar nga shembja e tunelit, shkaqet e tij por dhe koston për buxhetin e shtetit. Socialistët kanë reaguar edhe më parë për këtë çështje duke akuzuar Qeverinë ‘Berisha’ për abuzime të mëdha me atë që është quajtur rruga e kombit. Vetë kryesocialisti Edi Rama gjatë një vizite në Kukës pak kohë më parë ka theksuar se PS nuk është kundër kësaj rruge por abuzimeve kolosale që janë bërë me të.
Kërkesa e PS
“Partia Socialiste përsërit kërkesën e saj për Ministrin Olldashi për të bërë transparencë të plotë mbi ngjarjen në tunelin Thirrë-Kalimash. Ministri Olldashi që është personi direkt përgjegjës për këtë çështje nuk nguron të dalë e të flasë mbi gjithçka madje edhe për lulishtet në Tiranë dhe hesht për një prej detyrave kryesore të tij. Ne sot vazhdojmë t’i kërkojmë Ministrit të zbardhë çfarë fshihet pas ngjarjes në tunelin e Kalimashit”, - tha dje zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj. Sipas saj ministri duhet të japë përgjigje se çfarë ka ndodhur në brendësi të këtij tuneli, cilët janë shkaktarët, sa e rrezikshme është situata, cilat janë kostot dhe sa do të vazhdojë kjo gjendje. “I kërkojmë Ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë- Kalimash”, - tha ajo. PS ka reaguar vazhdimisht ndaj problemeve në këtë tunel. Herë pas here ai është bllokuar për punime te pjesshme. Pak ditë më parë PS në një tjetër reagim ka pohuar se janë hedhur më shumë se një miliard euro pas fillimit të punimeve në rrugën e kombit, dhe mund të thuhet se tuneli në fjalë, është shembur po aq herë sa është inauguruar për qëllime elektorale nga Sali Berisha. “Ministri Olldashi dhe kompania që po kryen punimet jo vetëm që nuk kanë marrë mundimin të informojnë publikun për atë që ka ndodhur, por janë përpjekur me të gjitha mënyrat ta fshehin këtë ngjarje të rëndë. Dhe shqetësimi ynë bëhet më serioz nëse kujtojmë se po e njëjta kompani, që tash e katër vjet po bën një hap para e dy hapa prapa në ndërtimin e kësaj rruge, ka qenë e përfshirë në ndërtimin e tunelit të Bostonit, i cili ka pasur ekzaktësisht po të njëjtat probleme sigurie”, - ka deklaruar PS.
Shembja e tunelit
Shembja e madhe e tunelit Thirrë-Kalimash ndodhi mbrëmjen e së enjtes fatmirësisht pa dëmtime në njerëz. Të gjithë punëtorët janë larguar disa orë para shkaktimit të një tronditje të fortë e ngjashme me tërmetin, por jo me rreze të gjerë veprimi. Më pas masivi i malit u shkreh në tunel. Punëtorët që kanë qenë në galeri mbrëmjen e së enjtes, thonë se shembja është shumë e madhe. Ajo ka ndodhur në një gjatësi prej 100 metrash lineare dhe hinka e krijuar (hapësira e shembjes) është afro 120 metra e lartë. Mendohet se një nga shkaqet e shembjeve është shpërthimi me dinamit që është përdorur për hapjen e tunelit. Sipas specialistëve nuk duhet të ishte ndjekur kjo formë në një mal me formacion të paqëndrueshëm. Ndërsa jepet ideja se hapja mund të ishte bërë edhe me makina gërryese apo forma të tjera, pra duhet të ishin mënjanuar shpërthimet. Gjithsesi, shembja tashmë ka ndodhur. Askush nuk jep një përgjigje të saktë se cila është rruga që do të ndiqet për pastrimin e dherave që kanë zënë tunelin dhe si do të veprohet për të rregulluar këtë defekt jashtëzakonisht të rëndë. Kjo për faktin se përfaqësuesit e firmës ndërtuese Bektel-Enka deri dje nuk kishin pranuar të flisnin për mediat.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009