Progres-raporti i KE-së, diskutime në Kuvend
Autori i Lajmit: Redaksia
Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është axhenda e ditës e komisioneve parlamentare gjatë ditës së sotme. Ashtu siç është njoftuar pak ditë më parë pritet që në Komisionin e Ligjeve të jetë i pranishëm ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani i cili do të flasë për atë pjesë të progres-raportit që ka lidhje me drejtësinë shqiptare por dhe prioritetet e qeverisë në kuadër të përmbushjes së standardeve të BE-së në këtë fushë. Ndërsa në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të INSTAT. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi do të raportojë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në kuadër të shqyrtimit të Progres-Raportit 2009. Ndërkohë që edhe Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka në rend të ditës këtë çështje. I ftuar në këtë komision është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Progres-raporti i KE-së i ka dhënë një tjetër shuplakë Shqipërisë në lidhje me një sërë çështje të rëndësishme si drejtësia dhe politizimi i reformës në gjyqësor, problemet me lirinë e medias apo kërkesa për ti shkuar deri në fund çështjes së Gërdecit. Ndërkohë që vërehet se Shqipëria ka bërë përparime në kuadër të dialogut të liberalizimit të vizave, por nuk ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara. Për zgjedhjet e 28 qershorit, Raporti vëren se zgjedhjet janë mbikëqyrur nga OSBE/ODIHR i cili vlerësoi se ishin arritur shumë kritere të OSBE-së por nuk kanë arritur standardet më të larta për zgjedhje demokratike.
Ky lajm është publikuar: 09/11/2009