Vajza e Balliut ia shiti dje aksionet vëllait të Delijorgjit
Reagon botuesi Balliu: “Është sulm i pastër politik nga Edi dhe Ina Rama”. Reagon dhe kreu i QKR-së, Kola: “Ne nuk kemi fshehur asnjë dokument”
Faqja zyrtare elektronike e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të biznesit, QKR, shpalli njoftimin zyrtar sipas të cilit rezulton se në firmën “Trans Digging Constructins” aksionerja Henris Balliu i shiti kuotat e saj te Kristo Delijorgji. Sikundër shihet qartë në dokument, data tregon se depozitimi i kontratës është bërë ditën e djeshme dhe, për pasojë, kjo kontratë ka hyrë në fuqi që dje, pavarësisht datës se kur është nënshkruar mes palëve. Ky veprim i bërë publik dje nga QKR-ja nuk përkon me deklaratën e djeshme të zotit Fahri Balliu, i cili deklaroi se vajza e tij firmosi me kompaninë “Trans Digging Construcsion”, por u tërhoq shpejt nga kompania, pasi nuk kishte fitim. Të paktën të dhënat që ofroi QKR-ja treguan se pikërisht dje është depozituar kontrata, megjithatë, praktika e operimit të kompanive private në Shqipëri i njeh dhe vonesa të tilla, pasi ligjet fiskale shqiptare nuk imponojnë ngutje në shpalljen e veprimtarisë së brendshme mes aksionerëve të firmës.
Balliu
Pas publikimit të dokumenteve zyrtare në media, ku vajza e botuesit Fahri Balliu rezultoi bashkortake me Mihal Delijorgjin në një kompani të cilën prokuroria nuk mundi ta inspektonte gjatë hetimeve, botuesi Balliu ka thënë fjalën e tij lidhur me këtë çështje. Gjatë një deklarate për mediat Balliu i konsideroi gjithë zhvillimet si sulme politike ndaj tij, që sipas zotit Balliu, orkestrohen dhe organizohen nga Ina Rama dhe Edi Rama. “Sulmet politike po bëhen nga kryesocialisti Edi Rama dhe prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama”, - u shpreh Balliu.
Botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu, gjatë konferencës për shtyp ka shpjeguar raportet e vajzës së tij me Mihal Delijorgjin. Më tej zoti Balliu ka ftuar prokurorinë të bëjë të gjitha hetimet, duke theksuar se edhe pas këtyre hetimeve do të vërtetoheshin pikërisht pretendimet e tij. “Kur është krijuar kjo shoqëri vajza ime ka marrë pjesë me 20% aksione në fitim. Kjo firmë do të mblidhte dhèra. Në momentin që ajo ka firmosur, që i bie të ketë qenë shkurti i 2006-s, pra nga ky moment dhe deri tani që ne po flasim, ajo ka aq dijeni - bashkë me mua - për këtë firmë, sa keni dijeni edhe ju, apo ndonjë qytetar që kalon në rrugë, dhe për këtë jo vetëm prokuroria, por edhe gjithkush që ka hetuar këtë për ta bërë pikë goditjeje, e ka shumë të qartë, dhe unë vë në dispozicion të kujtdo të gjitha dokumentet dhe është fiks kështu siç po e them unë. Që kurrë, asnjë lek, as ka fituar dhe as ka luajtur rol, as ka pasur marrëdhënie ajo, apo unë, apo edhe familja jonë me këtë firmë. Firma krijohet për të përfituar, apo jo? Por nga momenti që nuk ke përfituar, në të je thjesht, formalisht me emër”, - tha Balliu.
QKR
Nga ana tjetër, dje ka reaguar dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve, Tomi Kola, i cili ka dhënë sqarime lidhur mbi pretendimet e hedhura në media se institucioni që ai drejton i kishte fshehur organit të akuzës dokumente. Zoti Kola ka shpjeguar dje gjithë praktikën zyrtare të korrespondencës mes organit të akuzës dhe institucionit që ai drejton, duke u shprehur se është pikërisht kjo korrespondencë që hedh poshtë çdo lloj insinuate në këtë drejtim. “Të premten e kaluar, pra më datë 3 prill 2008, me një shkresë zyrtare prokuroria na kërkoi vënien në dispozicion të dokumenteve të firmës në fjalë. Paralelisht po ju kujtoj dhe ligjin për QKR-në, i cili parashikon se institucioni ynë ka 40 ditë kohë për kthimin e përgjigjes. Bëni llogarinë e datës së sotme me datën kur ka ardhur kërkesa dhe e kuptoni menjëherë nëse ka apo jo ndonjë tentativë për fshehje apo ndonjë vonesë të qëllimshme në vënien në dispozicion të dokumentacionit. Po ua them shkurt, institucioni që unë drejtoj nuk ka shkelur sikur një germë të ligjit mbi të cilin funksionon. Kështu ka qenë që ditën e parë të punës tonë dhe ju siguroj se kështu do të vazhdojë të jetë për sa kohë që personalisht do të jem përgjegjës për aktivitetin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të biznesit”, - u shpreh dje Kola, i cili u dha përgjigje pretendimeve të përmendura në disa media mbi mundësinë e fshehjes së dokumentacionit apo mosbashkëpunimit të QKR-së.
9 Prill 2009