E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata dërgon në Prokurori padinë për deputetin



Tiranë - Gjykata e Tiranës ka gjykuar dje se padia për shpifje ndaj një deputeti duhet të shqyrtohet më parë në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo për shkak të imunitetit që ai ka. Vetëm pak ditë më parë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u paraqit për gjykim kërkesa penale e të dëmtuarit akuzues, Shemsi Prençi, ndaj të akuzuarit Pirro Lutaj, me detyrë deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Objekti i kësaj kërkese është ndjekja penale ndaj të akuzuarit për kryerjen e veprës penale “shpifje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 240.2 i Kodit Penal. Gjyqtari i çështjes, Altin Abdiu, ka arsyetuar në vendimin e tij për të tilla objekte padia duhet të regjistrohen në prokurori fillimisht dhe jo në gjykatë.

Zjarrvënia e paqëllimshme, digjen 2 hektarë pyll në Dushk të Librazhd

LIBRAZHD - Zjarri i parë në këtë pranverë është shënuar dje në mesditë në rrethin e Librazhdit, ku si shkak i pakujdesisë së njërit prej banorëve janë shkrumbuar 2 ha nga pylli i Dushkut mbi lagjen e banuar në fshatin Funarëz. Ngjarja e ndodhur në vendin e quajtur “Shtëpitë e Sherës” nuk ka shënuar të lënduar apo banesa të dëmtuara në këtë fshat të komunës Orenj të Librazhdit, por ka shkaktuar panik te banorët që kanë filluar ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore deri në mbërritjen e zjarrfikësve, që kanë normalizuar më pas situatën. Pakujdesia u bë shkak që gjatë stinës së nxehtë të verës së kaluar të digjeshin me mijëra hektarë pyje e shkurre pothuajse në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

9 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›