Raporti i dyshimtë i avokatit të Bashës, një ditë më parë ishte në proces
Loja e raporteve, modelet që po degradojnë proceset në gjykatë. Gjykata e Lartë detyrohet të shtyjë procesin ndaj ministrit Lulzim Basha
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Lartë u detyrua të mos e zhvillonte dje, ashtu siç ishte përcaktuar, seancën gjyqësore lidhur me çështjen “Basha”. Shkak për këtë u bë mungesa e avokatit Zef Nikaj, përfaqësuesit ligjor të ish- ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme. Gjykata e Lartë u njoh dje me një raport mjekësor, i cili tregonte për gjendjen jo të mirë shëndetësore të avokatit Zef Nikaj dhe pamundësinë e tij për të marrë pjesë në seancë. Sipas gjyqtarit, raporti mbante datën 7 prill. Mirëpo në këtë datë avokati është shfaqur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda si avokati i të pandehurit Arben Sefgjini. Ky fakt lë dyshime të mëdha mbi dëshirën e ministrit Basha që ky proces të realizohej gjatë ditës së djeshme. Loja e raporteve nuk është hera e parë që u shfaq dje në Gjykatën e Lartë. Tashmë kjo është kthyer në një fenomen edhe në gjykatat e tjera për të sabotuar procese shumë të rëndësishme, në mënyrë që të mos zhvillohen para zgjedhjeve.
Padia
Prokuroria e Përgjithshme ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit, Tiranë, e cila shpalli të pavlefshëm veprimin e Prokurorisë për ngritjen dhe njoftimin e akuzës për "abuzime me detyrën" ndaj ministrit Lulzim Basha, për çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Lulzim Basha dyshohet për abuzime me procedurat në ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës gjatë kohës që ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
“Mungesat”
Që në krye të herës së hetimit të tij Lulzim Basha ka refuzuar bashkëpunimin në kohë reale me organet e Drejtësisë. Porsa Prokuroria e Tiranës nisi çështjen për tenderimin e rrugës, Basha ofroi “mbështetjen e tij dhe të Ministrisë për çdo dokumentacion të nevojshëm”, por kur pas shqyrtimit të dokumentacionit prokurorët e Tiranës deshën ta merrnin në pyetje, Basha doli para kamerave dhe e quajti Prokurorinë si “politike dhe nën urdhrat e verbër e të njëanshëm të Dhori Sollakut”. Më vonë, pas emërimit të Ina Ramës në krye të organit të akuzës, Basha shkoi vetë në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen, por përsëri këtë gjë vetëm një herë, pasi mbyllja e hetimeve e gjeti atë fajtor dhe ministri i Jashtëm nuk denjoi të paraqitej për të marrë akuzën që i kishin veshur prokurorët e çështjes. Por Basha nuk u mjaftua vetëm me injorimin e organit të akuzës. Ai, nga ana tjetër, nxiti dhe mbështeti një proces gjyqësor paralel, që synonte pavlefshmërinë e procedurës së ndjekur nga prokurorët për shpalljen e tij si të pandehur. Basha dërgoi avokatin e tij Zef Nikaj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ky i fundit bëri me dije pasi doli nga Prokuroria se i kishte konsideruar si të jashtëligjshëm dhe të pavlefshëm aktin e shpalljes së Bashës si të pandehur. Ky refuzim i Bashës për t’u paraqitur para prokurorit shënon numrin tre të refuzimeve të tij, ndërsa dy herë të tjera Basha nuk u paraqit në Prokurorinë e Tiranës kur për të njëjtën çështje e thirri edhe prokurori Ervin Karanxha.
Konkluzione të Prokurorisë mbi dosjen
Më 09 mars 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe që bën fjalë për shkelje të kryera nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e rrugëve të ndryshme kombëtare me fonde publike, dhe në mënyrë të veçantë për fondet e përdorura në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Më 27 shtator 2007 është vendosur regjistrimi i emrit të shtetasit Lulzim Basha në Regjistrin e Procedimeve Penale pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Më 15 tetor 2007, prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha. Me Vendimin Nr. 152, datë 27.12.2007, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur “Dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Lulzim Basha, kërkuar nga prokurori i Përgjithshëm”.
Vepra penale e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal, është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e shoqërisë konsulente “Ecorys Group”.
Veprimet e kryera nga shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma janë në kundërshtim dhe me nenin 7/1 të Ligjit Nr. 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, i cili thotë: “Enti prokurues është përgjegjës për prokurimin me fonde publike që i vihen në dispozicion, duke iu nënshtruar dispozitave të këtij ligji dhe çdo kushti tjetër që përfshihet në rregullat e prokurimit dhe udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik”.
9 Prill 2009