E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma e carmatimit s'plotesonte kushtet e shendetit

Ndermarrja qe kryente cmontimin e arsenaleve stoqe, luftarake te destinuara per demolim e vendosur ne territorin e Bashkise Vore (Gerdec) nuk plotesonte kushtet e shendetit dhe sigurise ne pune. Kjo ka qene deklarata qe ka bere Ministria e Shendetesise pas verifikimeve dhe inspektimeve te kryera, pas marrjes se dokumentacionit ne Bashkine e Vores. Keto dokumente kane treguar se kjo ndermarrje nuk posedonte leje higjieno-sanitare, dokument baze per hapjen e nje aktiviteti privat. Nga ana tjeter, kjo ndermarrje nuk arrinte te siguronte kushtet shendetesore te punetoreve, te cilet punesoheshin pa nje raport mediko-ligjor te komisionit mjekesor per aftesi pune. Verifikimet, por edhe deshmite e pacienteve te shtruar ne spitale, kane nxjerre ne pah se kjo fabrike e cmontimit te predhave dhe fishekeve punesonte te mitur dhe gra shtatzena, te cilet ishin te patrajtuar per punen dhe rreziqet qe ajo mbartte. Ministria e Shendetesise thekson se asnje nga punonjesit nuk ishte i pajisur me mjetet te mbrojtjes ne pune, gje qe sillte edhe nje risk shume te larte te jetes se punetoreve.

Gerdeci, nje "Cernobil" i vogel
Artan Cena
Vetem pak dite pas shperthimit tragjik, Gerdeci i shembellen nje fushe beteje, apo nje "Cernobili" te vogel, qe eshte kthyer ne kercenim e nje "vrap" per ta braktisur prej banoreve. Shtepi te shkaterruara, siperfaqe toke te mbushura me predha te kalibrave te ndryshem, tjegulla te rena ne toke dhe tulla te fluturuara disa dhjetera metra larg shtepive. Kjo eshte gjendja e zones, kater dite pas shperthimit qe deri me tani ka marre jeten e 17 personave, banore te zones, femije, te rinj dhe te rritur. Edhe dje gjendja paraqitej e qete, por tek-tuk dukeshin banore qe te shoqeruar nga trupa ushtarake ktheheshin ne banesa dhe merrnin sende personale. Por ne ne zonen e pastruar dhe ku shtepite jane me pak te demtuara e te banueshme deri-diku, banoret kane lene nje njeri per te ruajtur pronen, nderkohe qe pjesa tjeter e familjes eshte strehuar te te afermit.
Banoret
Mengjesi i djeshem ne Gerdec eshte shoqeruar me dyndje banoresh, qe kerkonin te pastronin shtepite e rrenuara dhe demtuara nga predhat. Por edhe zona ka qene me e paster nga municionet e shperthyera te shperndara ne disa kilometra larg fabrikes se cmontimit te predhave. Xhenieret kishin mundur te hiqnin nje sasi te madhe municionesh, duke lejuar kalimin e banoreve deri ne nje fare perimetri. Ne zone gjenden shume forca ushtarake, te cilat mbajne nen kontroll situaten dhe kthejne mbrapsht te dyshuarit qe mund te jene kontigjent grabitjesh. Ne terren dje ishin hedhur rreth 1 mije forca ushtrie, te cilat kane bere kontrollin pellembe per pellembe per predha te kalibrave nga 20 deri ne 150 milimetra.
Xhenieret
Diku larg fshatit degjoheshin edhe thirrjet e protestuesve qe kerkonin nderhyrjen e shtetit, kurse kordonet e ushtareve dhe autokolonat e makinave mbipopullonin fshatin e rrafshuar. Tashme ne Gerdec vihen re me shume levizje te uniformave jeshile, kurse per banoret eshte dhene urdher i prere me qellim mbajtjen larg zones se minuar. Mengjesin e djeshem forcat e ushtrise kane gjetur dhe kufomen e 14-te, disa dhjetera metra larg vendit te shperthimit dhe e kane nisur ne drejtim te Morgut te Mjekesise Ligjore, ku ende eshte e paidentifikuar. Oficeret tregojne se eshte e rrezikshme te nxitohesh per te hyre ne brendesi dhe se pajisjet antimine do te mundesojne depertimin.

Viktimat e identifikuara deri ne mbremjen e djeshme, trupat e te cileve jane ne Morgun e Mjekesise Ligjore.
1 -Jetmir Ballazhi 19 vjec
2 -Muhamed Hoxha 59 vjec
3 -Rajmonda Durda 40 vjece
4 -Besim Canga 57 vjec
5 -Roland Alla 20 vjec
6 -Hysen Cani 52 vjec
7 -Liljana Deliu 23 vjece
8 -Jetmir Deliu 21 vjec
9 -Flavio Deliu 3 vjec
10-Reshit Kruja 47 vjec
11-Azem Ameliu 45 vjec
12-Muhamet Azizi
13-Bukurie Cani
14- 4 te paidentifikuar ne morg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›