E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihme ekonomike per familjet e Gerdecit

Familjet e prekura nga tragjedia e ndodhur pak dite me pare ne Gerdec, do te trajtohen me ndihme ekonomike. Ky ka qene vendimi qe ka marre Sherbimi Social Shteteror, nderkohe qe i ka kerkuar bashkise dhe zyres se statistikave te zones per te nxjerre te dhenat per cdo familje. "Duke pare te ardhurat e seciles familje te prekur nga tragjedia, te sjella keto nga Bashkia e Vores, do te mendojme edhe per ofrimin e ndihmes ekonomike. Dihet qe keto familje aktualisht jane ne nevoje dhe nje ndihme sado e vogel per to do t'i ndihmonte", ka pohuar drejtoresha e Sherbimit Social Shteteror. Nga ana tjeter, ky institucion ka ngritur ekipe pune per te ofruar mbeshtetje dhe bashkepunim me te gjitha strukturat dhe organizmat e ndryshme per te ndihmuar komunitetin e fshatit Gerdec. Keto ekipe pune do t'i vijne ne ndihme edhe Bashkise se Vores, si per mbeshtetje sociale ashtu edhe financiare. "Aktualisht jane ngritur tre grupe me specialiste per te ofruar ndihme dhe mbeshtetje sociale per familjaret e vendosur ne kampet e pushimit te Ministrise se Brendshme dhe te Mbrojtjes ne Durres", ka pohuar SHSSH.
Nje tjeter iniciative e marre nga ky institucion eshte edhe kujdesi per femijet e vegjel. Prioritet do te kene ate femije te mbetur jetime, te cilet do te strehohen ne shtepite e femijes. "Femijet jetime ose ata te braktisur nga rrethana te ndryshme, do te sistemohen ne institucionet tona", eshte shprehur Vilma Premci, drejtoresha e SHSSH-se. Sipas saj, keta femije do te kene nje perkujdesje si ne institucionet publike ashtu edhe ne ato shteterore. Sipas te dhenave te deritanishme, asnje nga femijet apo familjet nuk i ka humbur te dy prinderit gjate tragjedise. Por edhe per ato familje, te cilat kane vetem nje prej prinderve dhe femijet jane ne moshe te vogel, do te jene keto institucione qe do te kujdesen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›