Firma nis minatorin per mjekim ne Turqi
Incidenti i rende ka vene ne levizje drejtuesit e firmes "Bechtel-Enka" qe kane marre persiper ndertimin e rruges Durres-Kukes. Ata jane perkujdesur per situaten shendetesore te minatorit Zef Gjokaza, ndersa e kane transportuar me helikopter nga Repsi ne drejtim te Tiranes dhe me pas ne Rinas, me destinacion nje nga spitalet me te mira te Turqise. Plaget qe ka marre 60-vjecari, cilesohen te renda dhe vetem nje nderhyrje e specializuar mund t'i shpetoje jeten.