E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet tuneli, ne koma minatori

Mirdite- Tuneli qe do te lidhe Mirditen me Kalimashin dhe Kukesin, ka shenuar viktimen e pare. Nje minator 60-vjecar ka qendruar per 40 minuta poshte masivit te dheut, ndersa perpiqej te germonte nje pjese me makineri per hapjen e foleve ku do te vendosej eksplozivi per shpimin e tunelit. Ngjarja ndodhi rreth ores 23:00 te se enjtes ne tunelin e Thirres ne Mirdite, ndersa Zef Gjokaza, baba i 9 femijeve u nxore nga koleget e tij prej rrezikut dhe u dergua ne spital me urgjence. Drejtuesit e firmes "Bechtel-Enka" u shprehen se do e dergojne minatorin ne nje spital jashte vendit, per mjekim te specializuar. Germimet aktualisht kryheshin me qellim avancimin e tunelit te dyte dhe daljen ne zonen e Kalimashit.

Burime nga fronti i punetoreve te Durres-Kukes thane se minatori Zef Gjokaza, nga Domgjoni i komunes se Fanit, ka qene ne ballin e tunelit, duke punuar me martel per te hapur folete per plasjen e radhes me ane te eksploziveve. Por ne kete moment eshte shenuar nje rreshqitje dheu, e cila ka zene nen vete 60-vjecarin. Menjehere eshte dhene alarmi dhe dhjetera punetore me mjete te ndryshme kane germuar intensivisht per largimin e dherave, me qellim nxjerrjen e trupit te viktimes. Rreth mesnates koleget bene te mundur, qe te nxjerrin trupin e Gjokazes, i cili jepte shenja te pakta jete.

Nje autoambulance e ka nisur me urgjence per ne spitalin e improvizuar ne kampingun e Repsit te demtuarin, ku i eshte dhene ndihma e pare. Por gjendja e tij ka qene mjaft e renduar dhe per pasoje 60-vjecari me profesion minator, eshte transportuar me helikopter per trajtim me profesional ne spitalin e Tiranes. Zef Gjokaza punonte ne kete sektor qe me fillimin e punimeve per ndertimin e tunelit te Thirres, nderkohe qe burime nga qendra e Repsit, konfirmojne se gjendja e 60-vjecarit, babait te 9 femijeve, eshte shume e rende dhe ndodhet ne koma. Ky eshte incidenti i pare i rende qe ndodh ne segmentin ne ndertim Durres-Kukes, autostrada qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›