Aksident ne superstrade, plagoset nje nga shoferet
Nje aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Golem-Kavaje, ne oret e para te paradites se djeshme, ku dy autovetura jane perplasur ne kryqezimin e superstrades. Si pasoje eshte plagosur rende Vladimir Malaj, 59 vjec. Dy automjetet tip "Volswagen", me targa TR7713N dhe tjetri me targa italiane AJ 689 BT, kane qene ne te njejtin kah te levizjes, nderkohe qe nga perplasja dhe humbja e kontrollit, mjeti me targa italiane ka perfunduar ne kanal. I plagosuri Malaj, ndodhet ne spitalin e Kavajes, pasi ka pesuar demtime te renda ne koke. Sipas te dhenave paraprake nga policia, ka qene shpejtesia tej normave te lejuara dhe shkelja e rregullave ne qarkullim, shkaqet e aksidentit.