E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmos Zogu peticioni u firmos nga 20 mije vete

Krahas 20 mijë shqiptarëve peticionin kundër rregjistrimit të popullsisë mbi bazë kombësie dhe feje e kanë firmosur edhe pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë dhe Princi Leka. Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD-së që drejton lëvizjen kundër rregjistrimit deklaron se tashmë janë mbledhur firmat e nevojshme për një p/ligj të ri.

“Synon të thyejë servilizmin dhe fobinë duke i rikthyer dinjitetin shtetit. Natyrisht që lëizjet për sovranitettin e shtetit janë më të rëndësishme se lëvizjet dhe lufta për pushtet dhe është shumë e rëndësishme që në këto lëvizje të përfshihem të gjithë faktoret pa dallim feje, ideje apo bindjesh politike”- tha Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së.

Në të gjithë Shqipërinë mbi 20 mijë qytetarë i janë bashkuar nismës së ndërmarrë kundër rregjistrimit të popullsise mbi bazë kombësie dhe feje. Rregjistrimi i ri i popullsisë që pritet të bëhet, parashikon ndër të tjera, deklarimin vullnetar të kombësisë dhe fesë.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›