Bien të ardhurat nga akciza, shqiptarët zhdoganojnë më pak mallra luksi
Shqiptarët po shpenzojnë gjithmonë e më pak për mallrat e luksit. Kjo për shkak të krizës globale, e cila i ka shtrirë efektet jo vetëm në buxhetet familjare, por edhe te financat e shtetit. Nga të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave rezulton se, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të ardhurat nga akciza kanë pësuar një rritje vjetore prej 6 për qind, duke kanë rënë në nivelin më të ulët të shtatë viteve të fundit. Sipas DPD-së, rënia e të ardhurave nga kjo taksë është pasojë e rënies së importit të mallrave që janë subjekt i akcizës, si pijet alkoolike dhe jo alkoolike, duhani, karburantet, kafeja etj. Por, rënia e të ardhurave nga akciza rëndon mbi financat publike, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ndër taksat kryesore të buxhetit. Por kjo situatë ishte e pritshme, pasi sipas ekspertëve të ekonomisë një ndër efektet e krizës ekonomike globale do të jetë dhe rënia e të ardhurave fiskale. Ndërkohë edhe eksporti i mallrave shqiptare u ul me 20 për qind, duke rënë në 6092 tonë gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009. Statistikat e DPD-së tregojnë se eksportet shqiptare nuk janë ulur vetëm si pasojë e rënies së çmimeve në tregun ndërkombëtar, por se ka një rënie totale të tregtisë edhe në sasi. Në 3-mujorin e parë të vitit 2008, qenë eksportuar 7612 tonë mallra shqiptare, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2006 qenë eksportuar 6270 tonë. Shumë kompani eksportuese janë vendosur në vështirësi serioze për shkak të krizës. Muajin e kaluar, shumë kompani që zotëronin koncesione për minierën e Bulqizës ndërprenë aktivitetin ndërsa disa të tjera ndaluan investimet në fabrikat e pasurimit. Eksportet shqiptare në sasi gjatë 3-mujorit të parë ranë në 245 mijë tonë, ose me 30 për qind në krahasim me 3-mujorin e parë 2008, kur qenë eksportuar 253 mijë tonë. Rënia më e rëndë e eksporteve u shënua në muajin shkurt.
5 Qershor 2009