Mediu vazhdon fushatën zgjedhore në zonën e Devollit
Ndalesa e radhës e kreut republikan, Fatmir Mediu, ishte Devolli. Të pranishëm në takim ishin anëtarë të Kryesisë si dhe shumë simpatizantë të zonës së Devollit të kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij Mediu u ndal te puna e bërë nga maxhoranca aktuale, pjesë e së cilës është edhe Partia Republikane dhe tha se mandati i dytë do të jetë gjithashtu një mandat pune, një mandat angazhimesh i së djathtës për, dhe me të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim. “Ne do të kemi angazhimin maksimal për të parë me përgjegjësi atë që kemi bërë, por dhe atë që do të bëjmë në të ardhmen. Por unë besoj se jemi përsëri së bashku për të vazhduar rrugën tonë, sepse Zoti na ka thënë të vazhdojmë përpara dhe ne ashtu do të bëjmë, sepse kjo është ëndrra jonë, qëllimi ynë, vendosmëria jonë për të vazhduar përpara atë që kërkon Shqipëria”, - nënvizoi Mediu.
5 Qershor 2009