E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerja e një makine jashtë shtetit, taksat e importit dhe dogana që paguhet

Automjetet e reja të prodhuara pas vitit 2000 me taksa më të lira. Si llogaritet dogana për makinat e përdorura kur hyjnë në vend

Ervin KOÇI

Të gjithë individët që duan të sjellin një automjet të blerë jashtë shtetit, duhet që të kenë parasysh vitin e prodhimit të tij, i cili do të përcaktojë dhe pagesën e doganës dhe të të gjitha taksave të tjera. Për të gjitha makinat që vijnë nga jashtë dhe që kanë si vit prodhimi periudhën pas vitit 2000, ulja e taksave do të shkojë deri në 12 për qind. Sa më shumë vite përdorimi të ketë një makinë aq më të lartë do ta ketë doganën si dhe taksat e tjera që paguan brenda territorit të vendit. Sipas ligjit të taksave kombëtare, taksa e re e importit për automjetet llogariten në bazë të vitit të prodhimit. Në përcaktimin e taksës merret parasysh fuqia motorike e mjetit, viti i prodhimit dhe lloji i karburantit që përdoret. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur që të publikojë edhe taksat e ndryshme doganore që duhen paguar për një automjet në bazë të vitit të prodhimit kur ai hyn në vendin tonë. Bashkë me publikimin e tyre, gazeta “Albania” paraqet edhe formulën se si llogaritet dogana e automjeteve të huaja të cilat hynë në vendin tonë.

Dogana

Taksa e importit plus TVSH-në është dogana që duhet të paguajnë qytetaret për automjetin që sjellin nga jashtë. Sipas ligji “Për taksat kombëtare”, sa më shumë vite përdorimi që të ketë një makinë, aq më të lartë do ta ketë dhe taksën e importit që ai duhet të paguajë. Pra çdo kush që kërkon të zhdoganojë një makinë të përdorur deri në 10 vjet, me transport jo më shumë se 20 persona, duhet të paguajë një taksë prej 80 mijë lekësh. Ndërkohë për mjetet e transportit me më shumë se 20 persona të përdoruar deri në 10 vjet, taksa e importit është 100 mijë lekë. Ndërsa po për të njëjtat mjete transporti po për një periudhë mbi 10 vjet përdorim, taksa e importit është 160 mijë lekë. Gjithashtu për traktorët e rrugës të përdorur mbi 10 vjet, taksa e importit është mbi 40 mijë lekë.

Llogaritja

Taksa e importit është prodhimi i taksës fikse me cilindratën e motorit dhe me koeficientin e viteve të përdorimit. Ndërkohë taksa fikse për çdo autoveturë me benzinë është 20 mijë lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë, 25 mijë lekë. Koficienti i përdorimit nga 7 deri në 10 vite është 0,0032, ndërsa koficienti mbi 10 vite përdorimi është 0,0048. Makinat deri në 2 vite përdorimi koficientin e kanë 0,0016. Kështu, për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave për transportin e jo më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 128.000 lekë. Edhe mjetet me më pak se vite përdorimi nuk do t’i shpëtojnë taksës që sanksionohet në këtë udhëzim të Këshillit të Ministrave, edhe pse tarifa e tyre është përcaktuar të jetë më e ulët në krahasim me mjetet e kategorisë së mësipërme. Kështu, për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e jo më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 80.000 lekë. Për mjetet e transportit me motor, për transportin e më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 100.000 lekë, ndërsa për traktorët rrugorë tarifa e taksës do të jetë 48.000 lekë.
Si bëhet llogaritja e doganës Dogana = Taksa e importi + TVSH Taksa e importi llogaritet (Taksa fikse) x (cilindrata e motorit) x (koeficienti i viteve të përdorimit). 1- "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20.000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë, 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë. 2-"Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3). Koeficientet e viteve të përdorura Deri në 2 vite përdorimi 0,0016 Mbi 2 deri në 4 vite përdorimi 0,0024 Mbi 4 deri në 7 vite përdorimi 0,0029 Mbi 7 deri në 10 vite përdorimi 0,0032 Mbi 10 vite përdorimi 0,0048 Taksat e importit për makinat e përdorura 1) Për mjetet me 10 ose më shumë vite përdorimi: a. për mjetet e transportit jo më shumë se 20 persona përfshirë dhe shoferin dhe për mjete me përmbajtje deri në 5 tonë, 128000 lekë b. për mjetet e transportit me më shumë se 20 persona përfshirë dhe shoferin dhe për mjete me përmbajtje mbi 5 tonë, 160000 lekë c. për traktorët rrugor , 40000 lekë 2) Për mjetet me më pak se 10 vite përdorimi: a. për mjete me transportit me motor, për transportim e jo më shumë se 20 persona, përfshirë shoferin dhe për mjete e transportit të mallrave me përmbajtje deri në 5 tonë, 80000 lekë b. për mjete e transportit me motor, për transportin e më shumë se 20 personave përfshirë dhe mjete e tjera të transportit të mallrave me përmbajtje mbi 5 tonë, 100000 lekë c. për traktorët rrugorë, 48000 lekë

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›