E Diel, 1 Nëntor 2026

Me “Whats Up” komunikohet akoma më lirë, deri në 45 % më pak



Pjesëtarët e komunitetit “What’s Up” kanë një arsye të re për t’u gëzuar tashmë. Përveçse bëjnë pjesë në komunitetin më të madh në vend, ata përfitojnë tarifa deri 45 për qind më të ulëta. Abonentët e “What’s Up” mund të flasin brenda grupit me vetëm 15 lekë/minuta gjatë gjithë ditës e natës dhe duke filluar nga 30 lekë/minuta drejt destinacioneve kombëtare. Për më tepër, me “Supersplash” që është oferta ekzistuese e “What’s Up”, ata mund të flasin me 0.7 lekë/minuta dhe të dërgojnë SMS me 0.7 lekë/SMS brenda komunitetit “What’s Up”. Lajmet e mira vazhdojnë më tej. Edhe abonentët e rinj janë të mirëpritur. Të gjithë mund të blejnë një paketë të re “What’s Up” për 416.7 lekë, e cila përfshin 400 lekë kohë bisede. Gjithashtu përfitojnë 400 SMS falas brenda grupit “What’s Up”. Përparësi të tjera do të ketë komuniteti “What’s Up”, komuniteti më i madh në vend. Shumë shpejt AMC do t’u ofrojë oferta dhe përfitime të reja pjesëtarëve të tij. Anëtarët e “What’s Up” dhe të gjithë abonentët AMC përfitojnë mbulim me sinjalin më të mirë të mundshëm në të gjithë zonat e vendit, në mënyrë që të jenë përherë në kontakt.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›