E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja për portabilitetin e numrit

Sipas një marrëveshje të nënshkruar sot nga Ministri për Teknologjinë dhe Inovacionin Genc Pollo, Agjencia e Komunikimeve Elektronike e Postare dhe INFOSOFT, qytetarët shqiptarë mund të ndërrojnë kompaninë celulare nga e cila marrin shërbimin duke ruajtur numrin që kanë pa qenë nevoja të pajisen me numër të ri.
AKEP dhe INFOSOFT firmosën marrëveshjen për portabilitetin e numrave celularë.  I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për Portabilitetin ishte dhe Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë, Genc Pollo që u shpreh se "tani secili shqiptar do mund të ndryshojë kompaninë celulare, por jo numrin dhe këtë pasi ja mundëson kjo Marrëveshje e nënshkruar sot".
Kjo marrëveshje është një mundësi e mirë pë rata qytetarë të cilët janë të pa kënaqur me tarifat apo shërbimet e një kompanie të caktuar. Ata mund të marrin me të njëjtin numër shërbimin e një kompanie tjetër pa qenë e nevojshme të rivendosin edhe njëherë kontaktet me rrjetin e tyre të komunikimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›