E Diel, 1 Nëntor 2026

Rene Obermann për 5 vjet në krye të “Deutsche Telekom”



Bordi Mbikëqyrës i “Deutsche Telekom” mori vendim të zgjatë për pesë vjet kontratën e z. Rene Obermann si Kryetar i Bordit Drejtues të “Deutsche Telekom AG”. “Rene Obermann ka bërë punë të shkëlqyer në këto vite”,- tha prof. Ulrich Lehner, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të “Deutsche Telekom”. “Ai është personi i duhur për të ardhmen e kompanisë, pasi tek ai ndërthuren njohja e tregut me vendosmërinë dhe vullnetin për të vendosur ekuilibër ndërmjet interesave të ndryshme. Ai do ta drejtojë Grupin drejt sukseseve më të mëdha”. Rene Obermann u shpreh: “falënderoj Bordin Mbikëqyrës për këtë provë besimi dhe vlerësimin e punës time të deritanishme. Do të vazhdoj përpjekjet për suksesin e mëtejshëm të “Deutsche Telekom”, me mbështetjen e kolegëve të Bordit Drejtues dhe të çdo punonjësi. Do të implementojmë vazhdimisht strategjinë tonë, do të vëmë në përdorim rrjete të shpejtësisë së lartë dhe produkte inovative për të krijuar hapësira të reja rritjeje për Grupin, e për të kompensuar rënien në hapësirat e rregulluara rreptësisht. Vitet që vijojnë do të vazhdojmë transformimin e “Deutsche Telekom”.

Teknologjia “3G”, cilët janë telefonat ideal për shërbimin e ri

Tashmë që Vodafone ka sjell në treg teknologjinë “3G” do të kemi një kapacitet më të lartë për transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rritet shumë shpejtësia e Internetit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë Vodafone e cila është e para dhe e vetmja në Shqipëri që ofron teknologjinë “3G”. Bizneset si dhe individët do të përfitojnë shumë nga ky shërbim, ofertat e reja të Vodafone do të mundësojnë lidhjet e internetit me çmime gjithmonë e më të ulëta. Vodafone Albania do të bëjë funksionale HSDPA deri në 14.4 Mbps në të gjitha stacionet bazë, si edhe HSUPA 2 Mbps. Rrjeti me shpejtësi të lartë do të ofrohet shumë shpejt në zonat urbane dhe në ato me trafik të lart. Telefonat të cilësuar si më të përshtatshëm për teknologjinë “3G” janë “Smartphones”, të cilët kanë kapacitetin e duhur për t’ju ofruar shërbimet “3G” më së miri. Telefonat ideal me të cilët çdo abonentë Vodafone mund të përfitojë nga shërbimet “3G” janë: “Iphone”, “Ipad”, “Samsung Galaxy Tab”, “Nokia Smartphones”, “Google Nexus”, “BlackBerry Torch”, “Blackberry Bold 9000”, “Blackberry Bold 9700”, “Blackberry Curve 8900”.

Shtohet deficiti në llogaritë rrjedhëse të Eurozonës

Banka Qendrore e Evropës ka bërë publik lajmin për shtimin me 100 milionë euro të deficitit të llogarive rrjedhëse në Eurozonë. Sipas informacioneve të kësaj banke deficiti i bilanceve bankare të llogarive rrjedhëse për muajin tetor ka arritur në 9 miliardë e 800 milionë euro në një kohë kur në muajin shtator ka qenë 9 miliardë e 700 milionë euro. Ndërkohë të ardhurat në Eurozonë janë ulur me 1 miliard e 900 milionë dollarë duke arritur kuotën e 2 miliardë e 300 milionë euro.

22 Dhjetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›