E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rritet niveli i lumenjve, përmbytjet vetëm në Komuna



Prefekti i Shkodrës, Maxhit Cungu ka deklaruar dje se situata në 24 orët e fundit në qytetin verior është vështirësuar për shkak të reshjeve. “Gjatë 24 orëve të fundit ka rënë rreth 54 mm shi dhe ka pasur shkrirje të borës”,- ka pohuar Cungu. Sipas tij, kjo situatë ka bërë që të rritet niveli i ujërave në lumenj dhe për rrjedhojë edhe shkarkimet. “Reshjet kanë rritur prurjet në lumenjtë e Bunës, Gjadrit dhe Kirit. Shkarkimet nga Vau i Dejës janë 930 metër kub për sekondë”,- ka shtuar Cungu. Si pasojë e reshjeve paraditen e sotme është vërejtur një rritje e sipërfaqes së përmbytur në zonën e Nën-Shkodrës, me rreth 1 mijë hektarë. Prefekti Cungu tha se reshjet e kanë përkeqësuar pak situatën me përmbytjet, pasi fryrja e lumenjve ka rritur ndjeshëm nivelin e ujit në zonat e përmbytura. Sipas Cungut, situata më e rënduar paraqitet në komunën Dajç, veçanërisht tek argjinatura. Mësohet se prurjet e mëdha të lumit Gjadër, Kir dhe Buna kanë bërë që niveli i ujit në zonat e përmbytura të pësojë një rritje gjatë ditës së sotme ndërsa shkarkimet nga HEC-et vazhdojnë të jenë minimale. Në total sipërfaqja e mbuluar me ujë në zonat e Shkodrës është rreth 7200 ha tokë. Në këto zona uji po mban të pushtuar prej më shumë se 2 javësh sipërfaqet e tokave dhe banesa. Në qytet, uji prej pak ditësh është tërhequr gati plotësisht, përveç lagjes së Livadheve ku ka ende prezencë të ujërave. Rrebeshi që zgjati për shumë minuta ka bllokuar akset rrugore të qytetit, ku niveli i ujit ka kaluar mbi trotuare. Gjatë një vëzhgimi te bere në zonën e Harkut të Berdicës, që është e para që e ndjen përkeqësimin e situatës, vihet re se situata është krejt normale.

Reshjet, shkarkime nga Komani dhe Vau i Dejës

Si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë mesnatës së të hënës nga hidrocentralet e vendit kanë vijuar shkarkimet. Të dhënat e raportuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se kuota në hidrocentralin e Komanit është 171.51 metra, prurjet 958 metra kub në sekondë, ndërkohë që shkarkimet kanë qenë të konsiderueshme duke kapur shifrën e 30 metra kub në sekondë. Kuota në Vaun e Dejës aktualisht është 73.25 metra, prurjet 1128 metra kub në sekondë, ndërsa shkarkimet kanë shkuar në 980 metra kub në sekondë. Në hidrocentralin e Fierzës kuota aktuale është 284.45 metra, ndërkohë që prurjet kanë qenë të konsiderueshme duke kapur shifrën e 940 metrave kub në sekondë, ndërsa shkarkime nga ky hidrocentral nuk ka pasur.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.24 %
1Ë njëjavor 3.53 %
1M 1-mujor 4.75 %
3M 3-mujor 5.08 %
6M 6-mujor 5.97 %
12M 12-mujor 6.51 %
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
o/n njëditor 5.09 %
1Ë njëjavor 5.67 %
1M 1-mujor 6.46 %
3M 3-mujor 6.83 %
6M 6-mujor 7.27 %
12M 12-mujor 8.00 %

22 Dhjetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›