E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Pozitive rritja e ekonomise

Ekonomia shqiptare ka ecur me ritme pozitive përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2010. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani inflacioni ka pësuar një rënie e cila përcaktohet nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Fullani deklaroi ndër të tjera se ekonomia ka pasuar rikuperime më të përqëndruara.Megjithatë vazhdon që të mbetet ende problem kërkesa konsumatore.

Sipas guvernatorit kërkesa konsumatore vazhdon që të jetë e dobët dhe po ashtu edhe investimet private. Ndërsa përsa i përket ecurisë së ekonomisë përgjatë vitit 2011, guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se çdo gjë do të varet prej kërkesës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›