E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fishekzjarret e domatet anulojne koncertin

Luljeta Ndoka
Kengetaret nuk do ta shohin me skenen si te tille ne naten e nderrimit te viteve, por ndoshta si spektatore. Ky eshte vendimi qe ata kane marre, nisur nga incidentet qe kane pasur gjate koncerteve te meparshme te bera ne sheshin "Skenderbej" gjate nderrimit te viteve. Burime nga Bashkia e Tiranes thane dje per "KJ" se fishekzjarret e shumta qe ju hidhen kengetareve nga spektatoret qe pritet te mbushin qendren e Tiranes jane bere shkak i anulimit te nje koncerti ne shesh, per te pritur vitin e ri 2008. Sipas punonjesve te Bashkise, kjo eshte edhe arsyeja pse ne vend te koncertit, jane "punesuar" tre DJ-te me te mire te Shqiperise per te luajtur muzike per spektatoret dhe 4 kubiste. Fenomeni i hedhjes se fishekzjarreve ne skene nga spektatoret ne sheshe eshte kthyer ne nje fenomen normal nga keta te fundit, cka ka bere qe shpesh here kengetaret te lene pergjysme kengen dhe te braktisin fare skenen.
Gjate viteve te kaluara, Bashkia e Tiranes, e cila ka qene organizatore, e si rrjedhoje edhe perzgjedhese e kengetareve, ka hasur ne mjaft veshtiresi gjate realizimit te koncerteve. "Disa kengetare jane goditur me fishekzjarre dhe me mjete te tjera aspak te kendshme, gje qe i ka stepur ata, por edhe ne", treguan burime nga Bashkia e Tiranes. Keshtu, eshte pare e arsyeshme qe kesaj here te lihet menjane tradita dhe te veprohet me logjike. Nje koncert qe do te lendonte protagonistet e saj, pra kengetare apo artiste te tjere, nuk do t'i hynte njeriu ne pune. Pra, Bashkia e Tiranes ka menduar qe te krijoje nje kend te posacem per DJ-te (Dee Jay), te cilet do te luajne muziken me te preferuar aktuale per te gjithe qytetaret qe do te jene ne shesh. Fonia e fuqishme, eshte gjeja e domosdoshme, sipas specialisteve te Bashkise se Tiranes, qe ky aktivitet i planifikuar te funksionoje ashtu sic duhet. Nga kjo ane, burime nga institucioni ne fjale thone se jane pergatitur, vecse kjo duhet e vleresohet nga spektatoret me 31 dhjetor. Ndezja e qindra fishekzjarreve do ta ngrohe akoma edhe me shume atmosferen e sheshit "Skenderbej" ne naten e nderrimit te viteve.
2008, edhe 5 dite na ndajne nga festa
"Pese", eshte numri qe monitori gjigant (Led Wall) tregon sot. Kjo do te thote qe edhe 5 dite na ndajne nga momenti i nderrimit te viteve. Monitori eshte vene qe me 14 dhjetor dhe do te vazhdoje deri me 31. Led Wall ka permasat 320 cm me 240 cm dhe eshte vendosur per here te pare kete vit. Sipas programit qe ka parashikuar bashkia, sot ne oren 18:00 pritet qe grupi baletit i teatrit te performoje pjese nga perralla te njohura me muzike. Kengetare me patina qe do te performojne kenge per femije dhe aktore moderatore te veshur si Borebardha me animime dhe skenime. Ndersa pasneser do te zhvillohet nje mbremje ne nder te 10 Personaliteteve te vitit 2007. Me 29 dhjetor, banda Frymore e Qytetit do te zhvillohu koncert recital me pjese te zgjedhura nga repertori sezonal.
Policia, bllokim qarkullimi per automjetet
Kaosi i pritshem per shkak te levizjeve te medha te njerezve do te shmanget nepermjet bllokimit te qarkullimit te automjeteve. Sipas burimeve nga Policia e Qarkullimit Rrugor, duke filluar nga ora 22 e 31 dhjetorit, deri ne mengjesin e 1 janarit 2008, nuk do te lejohet asnje makine qe te kaloje pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit", qendres se Tiranes dhe rrugeve kryesore. Me kete vendim, policia thote se nuk pretendon ta shmange rremujen e mundshme qe do te krijohet, por te pakten do te perpiqet ne maksimum ta beje nje gje te tille. Nderkaq, pritet qe uniformat blu te jene ne gatishmeri per te shmangur incidentet. Pse jo, edhe per te kapur persona ne kerkim, te cilet ate nate do te jene duke festuar si gjithe te tjeret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›