E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindjet Maternitet, 8 bebe te njejten ditelindje me Krishtin

Tete foshnja kane ardhur ne jete shendoshe e mire ne diten e Krishtlindjeve. Keshtu, ato do te mund ta festojne ditelindjen e tyre me 25 dhjetor, sic kremtohet festa e lindjes se Krishtit. Sipas dr. Dritanit, i cili dje ishte mjek roje, duke filluar nga mesnata e 24 dhjetorit, e deri dje pasdite, kane ardhur ne jete 4 bebe te gjinise femerore dhe 4 te tjera te gjinise mashkullore. "Dy bebe kane lindur me operacion, ndersa 6 te tjera ne menyre natyrale. Rendesi ka qe nenat dhe femijet gezojne shendet te plote", deklaroi dje dr. Dritani. Ai tregon se stafi i Maternitetit "Mbreteresha Geraldine" u ka qendruar mjaft prane nenave lehona dhe krijesave te tyre te porsalindura, duke u bere sherbimet e duhura. Keshtu, ne vigjilje te 24 dhjetorit, kur besimtaret festojne lindjen e Krishtit, familjaret e nenave te reja kane pritur me padurim lajmin per lindjen e bebeve. Njera prej foshnjave eshte femija i pare i Blerina Kondit, por emrin ky femije do ta kete Antoni, nje emer i parazgjedhur, si emri i gjyshit. E ema beson se ky femije do te jete me fat, pikerisht sepse ka lindur ne te njejten dite me ardhjen ne jete te Jezu Krishtit. Ndersa nje tjeter vajze erdhi ne jete ne oret e para te mengjesit te dates 25 dhjetor. Edhe pse jo ne nje familje te krishtere, prinderit preferuan t'ia vene emrin Kristi vajzes se tyre dhe ta veshin me simbolet e festes, si kapela me ngjyre te kuqe. Nenat e reja thane dje se rendesi ka qe femijet e tyre te jene mire dhe te kene jete te gjate. Sipas tradites, te gjitha foshnjat qe lindin ne vigjilje te Krishtlindjeve pagezohen me emrin e Krishtit, ne menyre qe ata te kene sa me shume fat. Kjo eshte arsyeja pse shpeshhere nenat zgjedhin qe te lindin edhe me operacion, ne menyre qe lindja e krijeses se tyre te datoje pikerisht me diten e lindjes se Jezu Krishtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›