E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish shpërthime e viktima në Irak

Të paktën 8 persona kanë gjetur vdekjen dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të dy bombave pranë disa kafeneve mëngjesin e sotëm në Bagdad. Si pasojë e shpërthimeve ka edhe dëme të shumta materiale. Forcat e policisë arritën që të lokalizonin e çaktivizonin një bombë tjetër në të njëjtën zonë. Ky sulm pason atë të ditës së hënë, ku si pasojë e një serie bombash në Bagdad e Mosul gjetën vdekjen 48 persona e u plagosën 231 të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›