E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazmir Bilani: Rama, mish i huaj për PS, largimi i tij bashkon të majtën

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit për Partinë Socialiste të Vërtetë 91, Nazmir Bilani, sqaron raportet e kësaj force më Partinë Socialiste dhe shprehet për një bashkim i të majtës në të ardhmen, por pa praninë e Edi Ramës. Bilani ka qenë një ndër figurat më përfaqësuese të Partisë Socialiste që nga vitet 1992, madje që nga viti i 1999-2007 ai ka qenë anëtarë i Komiteti të Përgjigjëm Drejtues të PS. Bilani theksoi se shkak për largimin e tij nga PS ishte ardhja e Ramës në krye të selisë rozë dhe politikat përjashtuese e diskriminuese që ai ndoqi. Sipas tij, me ardhjen e Ramës në krye të PS, mori fund edhe demokracia brenda saj, ndaj kjo ishte arsyeja e largimit të shumë përfaqësuesve të saj. Ne u larguan për të sqaruar të gjithë opinioni publik se jo të gjithë ata që ishin në PS mund të bëheshin skllevër me dëshirë. Rama bëri dy veprime: Bëri një kod zgjedhor që nuk lejon qytetarit që të zgjedhë përfaqësuesin e vet, por e cakton Rama atë, apo kryetarët e partive, duke e zhveshur deputetin nga çdo përgjegjësi, pra nuk ndjen më detyrimet për atë që përfaqëson. Rama thotë se do ti japë qeverisjen qytetarëve, kur realisht ai e ka larguar më shumë, dhe ashtu si në posterin e tij që rri duarlidhur, që ato duar ia ka lidhur Delijorgji, ai do tu lidhë duar deputetëve dhe këtë e ka arritur nëpërmjet kodit që ndryshoi me Berishën. Thirrje e Ramës që do ta çojë qeverinë tek qytetarët është një mashtrim, sepse me veprime po bën të kundërtën, deklaron Bilani gjatë fjalës së tij. Ai tha se mbas 28 qershorit PSV 91 është gati të bëjë koalicion dhe të shkrihet me PS, por pa Ramën kryeministër apo kryetar partie. Bashkimi të majtës është e vetmja mënyrë për të larguar Berishën, që sipas Bilanit ka shpërdoruar ashtu si herë të tjera taksat e popullit. Gjithashtu, kandidati për deputet i PSV 91, denoncoi sulmet dhe shpifjet e pabaza drejt figurës së tij nga bashkëpunimi i PS, G99 dhe lëvizjes Mjaft, më anë të gojës së Moisiout, duke e quajtur Bilanin si jo të dejtë për një parlament të pastër. Më tej, Bilani u ndal tek shpenzimet marramendëse për fushatë nga 2 partitë e mëdha në qarkun e tij, duke theksuar se këto para ato do ti vjedhin sërish popullit sapo të vijnë në pushtet.

Z. Bilani: Pse u larguat Partia Socialiste dhe a jeni penduar për këtë veprim?
Ndjehem më tepër i trishtuar sesa i penduar nga ky largim, pasi nuk mundëm dot të bënin brenda partisë atë që duhej bërë, që të bëheshim të gjithë se bashku për të zbatuar rregullat dhe për të ruajtur demokracinë brenda të majtës. Kur u largova ishte një zgjedhje e detyruar për arsye se ishin mbyllur të gjitha hapësirat për të marrë vesh se çmund të ndodhte brenda kësaj partie. Ne u larguan për të sqaruar të gjithë opinioni publik se jo të gjithë ata që ishin në PS mund të bëheshin skllevër me dëshirë.

Si e gjykoni refuzimin e Ramës ndaj ftesës së Metës dhe sa do të ndikojë në zgjedhje kjo përçarje e re e te majtës?
Nuk më çudit aspak ky refuzim i Ramës, madje e prisja një gjë të tillë. Sepse normalisht Rama bëri të gjitha lëshimet e vetëm e vetëm që të miratonte një kod zgjedhorë,për të cilin ai mendonte se do të ishte vetëm në favor të tij, duke përjashtuar partitë e tjera. Në këto pikëpamje Rama është krejtësisht i ngjashëm me Berishë. Pra nuk kanë asnjë ndryshim me njeri-tjetrin, ku secili përdor çdo mjet për të pasur sa më shumë pushtet.

Nëse Rama nuk do ti bënte dot 71 deputet, a do të bënit koalicion mbas 28 qershorit për të formuar qeverinë e re?
Pa dyshim që po. Megjithatë, unë mendoj se Rama nuk i bën dot 71 deputet, sepse ka edhe parti të tjera të majta, ka edhe të tjerë njerëz që nuk mendojnë si Rama. Madje ka shumë njerëz që nuk shkojnë të votojnë Partinë Socialiste, pikërisht sepse nuk kanë më besim te Rama. Sepse ata kanë kuptuar se Rama është i njëjtë me Berishën në mentalitet. Kam bindjen se e majta do të fitojë pas 28 qershorit dhe ajo do të bashkohet me largimin e Ramës.  

Cilat janë problematikat që keni konstatuar deri më tani në fushatë që mund të cenojnë standardet e zgjedhjeve dhe roli i dy partive të vjetra?
Problemi i parë që konstatohet në fushatë është se shumë njerka të majtë apo të djathtë qofshin, në mënyrë të veçantë në qytete ndjehen të terrorizuar. Shpesh herë na kërkojnë të takohemi në vende të fshehta, në vende ku të mos tërhiqet vëmendja. Kjo sjell një klimë frike nga të dyja partitë. Mbase edhe për faktin se të 2 kryetarët e partive janë autoritarë dhe të gjithë ata që janë me një parti tjetër, quhen armiq të tyre, pavarësisht se mund të jenë të majtë apo të djathtë. Dhe këtë e konstatoi edhe tek shumë miq të mi të Partisë Socialiste të Fierit, të cilët me shumë vështirësi më përshëndesin dhe kërkojnë më çdo kusht të shmangen, sepse kanë hall se përballen me akuza. Ndërsa konstatimi i dytë është se të 2 partitë e mëdha kanë pothuajse fushatë të njëjtë, të gjitha kanë shpenzime pa fund, të gjitha kanë fytyra të buzëqeshura që kanë mbushur sheshet dhe një shpenzim marramendës, që nuk justifikohet sa nga paratë e anëtarësisë e as nga paratë që kanë marrë për zgjedhjet. Këta njerëz që hedhin kaq miliona për këtë fushatë marramendëse, këto para nesër kuptohet që edhe duhet ti zëvendësojnë. Në fushatë nuk vijnë thjeshtë sa për të marrë mandatin, por për ti shumëfishuar ato pasi të kenë marrë mandatin.  Pra, që të ndahemi nga kjo vjedhje taksash, njerëzit duhet të votojnë të majtën. PD ka vetëm një njësh, kurse të tjerët janë zëra anonim që komandohen nga ai.   

Si ndjeheni ju në fushatë elektorale në raport me kundërshtarët tuaj në ballafaqimin me opinioni publik?
Personalisht gëzoj një emër të mirë në qytetin tim. Periudha që kam qenë deputet ka qenë një kohë e cila, pavarësisht se ndokush mund të ketë ndonjë vërejte, unë jam përpjekur të tregoi se politika ka moral. Dhe në përgjithësi kundërshtarët e mi që i hyjnë asaj historisë që të merren me mua, kanë treguar se nuk kanë argumente dhe program. Duke qen se PSV 91 shihet si një rivale shumë e fortë edhe për shkak të pjesëmarrjes së Petro Koçit, i cili ka pranuar që të dali në opozitë, së pari kundër Berishës, por edhe me Partinë Socialiste. Kjo kurajë qytetare, bën që kundërshtarët, si ata që kandidojnë për PS, qoftë ata që kandidojnë për PD, atakohen me ne. Sigurisht, shumë nga kandidatët e këtyre forcave na kanë sulmuar mbas shpine, por kurrë nuk e kanë marrë guximin të ballafaqohen në debate, pasi kanë mungesë argumentesh. Një gjë që tërheq vëmendjen është një akuzë e nxjerrë përmes gojës së Moisiut kohët e fundit, për gjoja deputetet e papërshtatshëm për të qenë në një parlament të pastër, ku për ironi të fatit gjendet emri im. Me sa duket pjesa e djathtë e Ramës, sepse Rama është ndarë në dy pjesë, një pjesë të G 99 dhe një pjesë ka mbetur të MJAFTI, lehin në adresën time, pasi kështu bëhen më të besueshëm për opinioni publik dhe pa shpjeguar se pse unë jam i papërshtatshëm për një parlament të pastër. Këtë e kanë vënë në fjalën e Moisiut, duke u mbështetur te fakti ngaqë ai ka qenë president, për tu bërë sa më të besueshëm, por kjo është një vepër e MJAFTIT.

Si i komentoni ndryshimin e QV nga ambientet publike drejt atyre private dhe ndikon në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje kjo praktikë?
Ndryshimi i Qendrave të Votimit në ambiente private ka dhënë një eksperiencë të hidhur në të kaluarën, pasi elektorati i majtë nuk ka dëshirë të votojë nëpër lokalet që kanë si pronarë militantë të djathtë. Shpesh herë ndjejnë një lloj frike për të vajtur për të votuar nëpër këto lokale. Megjithëse lokali vihet në dispozicion të KQZ, përsëri pronari i lokalit sillet sikur është zot i lokalit dhe është gati të nxjerrë jashtë personat që ai i konsideron si kundërshtarë politik. Por, ky fenomen është më i theksuar nëpër fshatra kryesish për shkak të nivelit të ulët dhe kjo i vendos përpara një presioni votuesit.

Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 250 mijë persona që nuk do të votojnë për shkak të mospajisjes me karta, se ndikon kjo në rezultat në qarkun tuaj?
Problemi i mospajisjes me karta është një problem që lidhet edhe me varfërinë dh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›