PSD: Pas 28 qershorit Shqipëria do të jetë një vend pa viza
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjatë një takimi në qarkun e Elbasanit, premtoi se pas 28 qershorit Shqipëria do të jetë një vend pa viza. Gjinushi tha se pas fitores së 28 qershorit, Shqipëria do të jetë një vend pa viza, sepse do rikthehet shteti ligjor, do rikthehet besimi tek qeveria, ajo çka kërkon BE prej Shqipërisë.
Gjithashtu, Gjinushi theksoi se PSD është një parti që i jep forcë të majtës dhe gjithnjë ka punuar vetëm për bashkimin e saj, pasi ky bashkim është garanci për qeverisje të qëndrueshme.