Milo në Këlcyrë: Duke votuar PSD, keni votuar për një qeverisje moderne
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, iu bëri thirrje të martën banorëve të Këlcyrës të votojnë në 28 qershor koalicionin Bashkimi për Ndryshim. Zyra e shtypit e PDS bëri të ditur , se gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Këlcyrës, në rrethin e Përmetit, Milo theksoi se duke votuar për PDS-në, keni votuar për një qeverisje moderne evropiane të Shqipërisë.
Sipas tij, shqiptarët në 28 qershor do ta thonë verdiktin e tyre, pasi ata kanë nevojë për një qeverisje më të mirë, por edhe për një Shqipëri më të mire.