Meta në Skrapar: Me mua kryeministër ecim dejtë Evropës
Në vazhdim të turit elektoral në Shqipëri, kreu Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar dhe nga kandidatët për deputet të qarkut të Beratit zhvilloi një takim në Skrapar. Takimi është zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit për të mbështetur liderin e kësaj force politike dha kandidatët e saj.
Kreu i LSI iu drejtua dhe bijve dhe bijave të Skraparit duke u shprehur bindshëm se pas 29 qershorit ai do të rikthehet në Skrapar me katër deputet nga qarku i Beratit dhe më shumë se 40 deputet nga e gjithë Shqipëria. Gjithashtu ai theksoi se në qeverinë e re që do të krijoi kandidati për deputet i pari në listën e kësaj partie Nasip Naco nuk do të jetë vetëm deputet në parlamentin e ardhshëm por do të jetë dhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Se drejt 28 qershorit ai shkon me bindjen e plotë të fitores për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe kriza ekonomike ku është futur. Meta theksoi se Berisha dhe Rama nuk e kanë inatin me Ilir Metën, por me luftën që bënë Meta për të vënë në vend dinjitetin e Shqipërinë. Më tej lideri i LSI iu drejtua skraparllinjve me fjalët se forca dhe krenaria e tij burojnë nga ato male, ku ka lindur dhe është rritur se origjina e tij është nga mali madhështor i Tomorit .Shqipëria dhe Skrapari ka fatin e madh se pas 28 qershorit do të eci përpara drejt Evropës me Ilir Metën në krye si kryeministër i vendit. Skrapari do të votoj për LSI për të hapur një epokë të re të së majtës së vërtet progresiste të së majtës që do ta integrojë Shqipërinë në Evropë.