E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitch: Prerja e borxhit grek s'mjafton. Dalja nga euro, zgjidhje

LONDER - "Reduktimi" në masën 50% i borxhit grek nuk është i mjaftueshëm, zgjidhja për Greqinë është dalja nga Euro, kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i agjencisë së vlerësimit Fitch, David O'Reily.

Deklarata është bërë në një seminar në Londër ku zoti Riley ka thënë se edhe një "prerje" prej 60% në bonot greke nuk do të ketë efekt.

Ai përshkruan si një "zgjidhje", daljen e Greqisë nga euro. 

“Dalja e Greqisë nga eurozona mbetet një opsion të mundshëm", tha drejtori ekzekutiv i Fitch. Sipas tij, "Greqia mund të zhytë eurozonën edhe më thellë në krizën financiare".

Agjencia vlerësuese Fitch ka renditur aftësinë paguese të Greqisë në kategorinë CCC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›