E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca daneze e BE hedh poshtë projektin e taksës financiare

KOPENHAGEN - Presidenca daneze e Bashkimit Evropian hodhi poshtë sot projektin e taksës mbi transaksionet financiare aktualisht të diskutuara nga 27 vendet e BE-së dhe paralajmëroi kundër rreziqeve nga një veprues i vetëm siç janë Parisi dhe Berlini.

''Taksa e propozuar për transaksionet financiare në BE, e shqyrtuar nga negociatat e Komisionit Evropian në shtator, nuk është shumë e fortë'', bëri të ditur ministrja daneze e Ekonomisë, Margrethe Vestager, gjatë një takimi me gazetarë të huaj.

Danimarka nuk është pjesë e Bashkimit Monetar.

Ajo argumentoi se studimet e kryera nga Komisioni vetë, tregonin se një transaksion i tillë vetëm për Evropën mund t'i kushtonte një gjysëm pikë rritjes ekonomike të kontinentit dhe mijëra vende pune për shkak të zhvendosjes së veprimtarisë bankare dhe financiare jashtë BE-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›