E Diel, 1 Nëntor 2026

Tymoshenko humb ndjenjat, piu ilaçe në burg

KIEV – Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila ndodhet në burg për korrupsion, ka humbur ndjenjat për rreth dy orë pasi i janë dhënë disa ilaçe për të kuruar një infeksion viral. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Kiev të cilat citojnë zëvendësin e Tymoshenkos, Oleksander Turchinov.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në datën 6 janar, por është bërë publike vetëm sot. Sipas zëvendësit Turchinov, një ngjarje e tillë ka si synim eliminimin e ish-kryeministres Tymoshenko.

Ndërkohë në fundjavë u mësua se bashkëshorti i ish- kryeministres kishte kërkuar azil në Republikën Çeke, pasi i trembet ndonjë atentati të mundshëm.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›