Rama mbledh aleatët, Zogaj: Mbështesim sistemin proporcional-kombëtar
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, thirri sot në një takim aleatët e majtë për të diskutuar mbi situatën politike në vend, si dhe për qëndrimin politik të opozitës në vazhdim. Takimi, i cili ishte i pari për vitin 2012, u zhvillua në ambientet e selisë rozë.
Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kryetari i PSV '91, Petro Koçi, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, sekretari i koalicionit, Ndre Legisi si dhe politikani Preç Zogaj. Mësohet se i vetmi që nuk mori pjesë ishte kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj theksoi se krerët e partive aleate diskutuan kryesisht rreth reformës zgjedhore.
Sipas Zogajt, aleatët kanë dëgjuar fillimisht një raportim të deputetit Damian Gjiknuri në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore dhe më pas ndanë mendimin e përbashkët se kjo reformë nuk duhet të jetë çështje e vetëm njërës palë. Zogaj deklaroi se opozita mbështet sistemin zgjedhor proporcional-kombëtar dhe do të punojë për realizimin e kësaj kërkese.
“U shpreh dakordësia e të gjitha partive të koalicionit për një reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme në të gjithë elementët e saj. Duke filluar me garantimin një qytetar një votë, me numërimin elektronik , rindërtimin e KQZ-së dhe një administrim krejtësisht të ri të zgjedhjeve në bazë edhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Opozita është e gjitha në një mendje për nevojën e një sistemi të korrektimit proporcional-kombëtar.”-deklaroi Zogaj.
Ndërkohë ai bëri të ditur se në takim nuk u diskutua për zgjedhjet e presidentit të ri të vendit.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zogaj pas mbledhjes me aleatët