Franca eshte si Barca

Andres Iniesta ka paralajmëruar Spanjën nga rreziku francez. Ylli i Barcelonës, që ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “Furisë së Kuqe” në ndeshjet e fazës së grupeve në Euro 2012, ka paralajmëruar shokët e tij përpara duelit me “blutë”.
Edhe pse në këtë çerekfinale Spanja cilësohet si favorite, numri 6 i iberikëve e ka krahasuar skuadrën e Loran Blank as më shumë e sa më pak, por pikërisht me Barcelonën.
“Nuk kemi frikë nga Franca, por i respektojmë, sepse kanë një skuadër shumë të fortë dhe me trajnerin Blank, loja e tyre ngjason me atë të Spanjës. Madje disa herë, ata më kujtojnë edhe Barcelonën”, theksoi Iniesta, i cili shtoi: “Synimi ynë është që të përmirësohemi gjithmonë më shumë, por përsëritja e suksesit të 2008-ës është i vështirë. Jemi të përqendruar të arrijmë gjysmëfinalet, në mënyrë që tifozët tanë të ndihen krenarë”.
Deklarata e mesfushorit katalan ka ardhur në formë mesazhi për shokët e tij, pas humbjes së transalpinëve 2-0 me Suedinë në ndeshjen e fundit në grup, por edhe zërave për probleme brenda ekipit.
Ndërkohë, në kampin francez, trajneri Blank ka marrë një këshillë nga një ikonë e “bluve” siç është Zinedin Zidan. Sipas ish-yllit të Juventusit dhe Realit të Madridit, “Franca duhet të gjejë mënyrën për të frenuar Iniestën nëse dëshiron të fitojë përballë Spanjës”.
Më tej, Zidan shtoi se “të dyja skuadrat duhet të luajnë mirë nëse synojnë të kualifikohen në gjysmëfinalet e Euro 2012”, edhe pse nënvijëzon se spanjollët mbeten favoritë në këtë përballje.